Civici: Universitetet 4.0, si po e revolucionarizon teknologjia dhe IA edukimin

Komisioni i përhershëm i Ekonomisë, çështjeve Sociale dhe Juridike në Akademinë e Shkencave zhvilloi sot, mbledhjen e radhës për gjendjen dhe sfidat e përdorimit të inteligjencës artificiale në edukim.


Komisioni i përhershëm i Ekonomisë, çështjeve Sociale dhe Juridike në Akademinë e Shkencave zhvilloi sot, mbledhjen e radhës për gjendjen dhe sfidat e përdorimit të inteligjencës artificiale në edukim.

Veprimtarinë e çeli Anastas Angjeli. Ai foli për domosdoshmërinë e rritjes së performancës së sistemit universitar dhe kërkimit shkencor, si rrjedhojë e ndikimit që ka zhvillimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale, me synimin për të shkuar drejt formatimit të universitetit 4.0.

Akademik Adrian Civici mbajti një referat me temën: “Drejt universiteteve 4.0. – Si po e revolucionarizon teknologjia dhe inteligjenca artificiale edukimin”.

Civici bëri një analizë për rolin dhe vendin e universiteteve në shoqërinë tonë në shek. XXI, për misionin e universiteteve në funksion të përhapjes së dijes, cilësisë së studentëve të diplomuar, kërkimit shkencor, inovacionit dhe revolucionit 4.0, si dhe për ndikimin e globalizimit dhe revolucionit teknologjik në “formatimin” e universiteteve të së ardhmes. Ky formatim mbështetet në katër forcat e mëdha të ndryshimit të botës moderne: stimulimin e teknologjive të reja; përballimin dhe përfitimin nga efektet e globalizimit; formimin e kapitalit social cilësor; përmirësimin e mirëqeverisjes.

Civici paraqiti modelet më të mira të organizimit, si dhe elementet e ndikimit të IA-së në transformimin e universiteteve nëpërmjet një historiku të shkurtër të revolucioneve të universiteteve (1.0; 2.0; 3,0). Ai u ndal në rëndësinë e revolucionit të katërt dhe “Universitetet e së ardhmes 2050”, duke e përcaktuar si një epokë në të cilën do të sfidohen hierarkitë tradicionale të statusit të universiteteve. Universiteti 4.0 synon të zbatojë paradigmën e industrisë 4.0 dhe “spiralen e katërfishtë” në universitete për të nxitur automatizimin, përshtatjen dhe personalizimin e proceseve të të nxënit.

Në fund, Civici dha disa konkluzione të rëndësishme, që dëshmojnë nevojën e vendit tonë për përmirësimin e universiteteve apo kolegjeve profesionale, të cilat janë ende shumë larg modelit të universiteteve 4.0. Në shumicën dërrmuese të rasteve mbizotërojnë format dhe modelet klasike të organizimit dhe funksionimit të universiteteve me elemente të modeleve 2.0 dhe 3.0. Në këtë drejtim mungojnë njohuritë e duhura dhe përvojat e përparuara, si dhe politikat specifike për transformimin e universiteteve shqiptare sipas modelit 4.0. Kjo situatë po ndikon dhe në performancën dhe përfitimet nga bashkëpunimi ndërkombëtar e procesi i ndërkombëtarizimit të universiteteve shqiptare.

Burimi ATSH

Rama: Servet Pëllumbi, pikë referimi në historinë e Partisë Socialiste

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në homazhet shtetërore që u zhvilluan në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës e…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Servet Pëllumbi, pikë referimi në historinë e Partisë Socialiste

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në homazhet shtetërore që u zhvilluan në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operës e…