Administrata Tatimore përmirëson shërbimin për vërtetimin e pagës në e-Albania

Falë këtij shërbimi elektronik, qytetarët mund të marrin në mënyrë online vërtetimin e pagës me vulë elektronike, me vlerë të plotë ligjore


Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se rubrika “vërtetim page” në platformën e-Albania është përmirësuar dhe tashmë ofron funksionalitete më të avancuara për qytetarët.

Ndryshimi i ri, i publikuar në platformë, mundëson që informacioni mbi pagën të shfaqet jo vetëm për periudha mujore, por edhe për periudha vjetore, sipas kërkesës së individit për vërtetim.

Ky përmirësim i shërbimit u realizua për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve dhe kërkesave të institucioneve që përdorin këtë dokument.

Falë këtij shërbimi elektronik, qytetarët mund të marrin në mënyrë online vërtetimin e pagës me vulë elektronike, me vlerë të plotë ligjore, duke e bërë më të lehtë dhe më të shpejtë procesin e administrimit të dokumenteve.

Lexo më shumë nga

OKB – Trump: Shqipëria dhe Kosova mes vendeve që angazhohen për stabilizimin e Gazës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka falënderuar vendet që, sipas tij, janë angazhuar për të ndihmuar…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

OKB – Trump: Shqipëria dhe Kosova mes vendeve që angazhohen për stabilizimin e Gazës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka falënderuar vendet që, sipas tij, janë angazhuar për të ndihmuar…