Eksportet bujqësore shqiptare rritje me gati 4 herë brenda një dekade

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi sot se eksportet bujqësore shqiptare kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 570 milionë euro në vitin 2024, krahasuar me vetëm 150 milionë euro në vitin 2013.


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, deklaroi sot se eksportet bujqësore shqiptare kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 570 milionë euro në vitin 2024, krahasuar me vetëm 150 milionë euro në vitin 2013.

Sipas ministres Denaj, kjo rritje është rezultat i një dekade pune të qëndrueshme, mbështetjes së vazhdueshme për fermerët dhe politikave të orientuara drejt rritjes së prodhimit dhe përmirësimit të standardeve. Ajo theksoi se synimi afatmesëm i qeverisë është arritja e 1 miliardë eurove në eksporte bujqësore deri në vitin 2030.

Përmirësimi i infrastrukturës agrare, nxitja e agroturizmit, skemat e subvencioneve për fermerët, si dhe certifikimi dhe standardizimi i prodhimeve vendase kanë kontribuar në rritjen e konkurrueshmërisë në tregjet ndërkombëtare.

“Transformimi i sektorit sot është një realitet,” u shpreh Denaj, duke theksuar vendosmërinë për të vijuar me politika mbështetëse për të gjithë njerëzit e punës.

Denaj e lidhi këtë progres me vizionin për një Shqipëri që prodhon, eksporton dhe afrohet çdo ditë e më shumë me Bashkimin Europian, duke e pozicionuar bujqësinë si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe integrimit europian.

Produktet bujqësore shqiptare janë tashmë të pranishme në tregjet e BE-së, rajonit dhe më gjerë, me eksporte të përqendruara kryesisht në fruta-perime, bimë mjekësore dhe prodhime të përpunuara.

Me gjithë progresin, sektori vijon të përballet me sfida si copëzimi i tokës bujqësore, mungesa e mekanizimit modern, ndikimi i ndryshimeve klimatike dhe mungesa e fuqisë punëtore në zonat rurale.

Për të arritur objektivin ambicioz të 1 miliardë eurove deri në vitin 2030, do të nevojiten politika më të thelluara për modernizimin e infrastrukturës agrare, sigurinë ushqimore dhe përmirësimin e qasjes në tregjet ndërkombëtare.

Lexo më shumë nga

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…