Begaj pret Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes: Ndërtimi i urave, themel i politikës së jashtme të Shqipërisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku marrin pjesë ushtarakë nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Turqisë, Italisë, Hungarisë, Kroacisë, Kosovës, si edhe përfaqësues nga institucionet e sigurisë kombëtare.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ku marrin pjesë ushtarakë nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Turqisë, Italisë, Hungarisë, Kroacisë, Kosovës, si edhe përfaqësues nga institucionet e sigurisë kombëtare.

Presidenti Begaj e vlerësoi Kursin e Lartë për Studime të Sigurisë dhe Mbrojtjes për qëllimin që ai ka përtej natyrës akademike, siç është forcimi i marrëdhënieve mes ushtarakëve nga vende të ndryshme të NATO-s dhe atyre partnere që i shërbejnë fuqizimit të lidhjeve të vendeve të cilave u përkasin. Duke folur për zhvillimet gjeostrategjike dhe sfidat e paqes dhe të sigurisë, Begaj theksoi rëndësinë e rritjes së investimeve në fushën e mbrojtjes.

“Institucionet shqiptare”, u shpreh Presidenti Begaj, “janë të angazhuara për të vijuar me rritjen e shpenzimeve në mbrojtje”. Kreu i Shtetit i njohu studentët me politikat e Shqipërisë në rajon dhe në arenën ndërkombëtare, të bazuara në bashkëpunim, marrëdhënie dy e shumëpalëshe, në forcimin e miqësisë.

“Ndërtimi i urave dhe jo i mureve, janë në themel të politikës së jashtme të Shqipërisë, plotësisht e linjëzuar me atë të Bashkimit Evropian”, tha Presidenti.

“Si shqiptarë, ne besojmë në promovimin e paqes, stabilitetit, mirëqenies dhe zhvillimit të qëndrueshëm për vendin tonë, për fqinjët dhe për të gjithë miqtë tanë, u shpreh Kreu i Shtetit në këtë takim.

Gjatë bashkëbisedimit me kursantët, Presidenti Begaj iu përgjigj interesimit të tyre në lidhje me sfidat për sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e anëtarësimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian, duke nënvizuar faktin e rizgjimit të vëmendjes së vendeve të Evropës ndaj rajonit me nisjen e agresionit rus në Ukrainë.

“Unë mendoj se vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me të njëjtat sfida, sfidat për një sistem demokratik më të konsoliduar, të sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të forcimit të institucioneve, rritjen e zhvillimit ekonomik, përshtatjen me agjendën e gjelbër, si dhe çështjet e komunikimit dhe përballja me disinformimin. Që të arrijmë suksesin në këto fusha, duhet të punojmë së bashku në unitet dhe solidaritet”, deklaroi Presidenti Begaj.

Gjatë këtij takimi, këshilltarët e Presidentit Begaj i njohën studentët me funksionin e Institucionit të Presidentit të Republikës, si dhe rolin e Kreut të Shtetit në një Republikë Parlamentare dhe si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gogu mbledh krerët e institucioneve të drejtësisë: Sfidë qëndrueshmëria e reformës në drejtësi

Dymbëdhjetë muajt në vijim do të jenë vendimtarë për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu mbledh krerët e institucioneve të drejtësisë: Sfidë qëndrueshmëria e reformës në drejtësi

Dymbëdhjetë muajt në vijim do të jenë vendimtarë për ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.