Shehaj në Tiranë: “Mundësia” përfaqëson njerëzit që duan t’ia dalin me punë të ndershme në Shqipëri

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një takim me qytetarë të njësisë nr. 5 në Tiranë, deklaroi se vota për Partinë Mundësia është vota më me vlerë që shqiptarët


Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një takim me qytetarë të njësisë nr. 5 në Tiranë, deklaroi se vota për Partinë Mundësia është vota më me vlerë që shqiptarët kanë dhënë ndonjëherë në këto 34 vite. Ai theksoi se kjo është e vetmja forcë politike që përfaqëson shumicën e heshtur të qytetarëve që duan t’ia dalin me punë të ndershme në Shqipëri.

Shehaj u shpreh se sistemi aktual politik dhe administrativ është ngritur për të shtypur qytetarët e ndershëm.

“Të gjithë ata që nuk duan ndryshimin, që janë në mbështetje të status quo-së, duan t’i mbushin mendjen qytetarëve që vota për partitë e reja shkon dëm dhe që do vidhet gjatë numërimit,” tha Shehaj.

Shehaj shtoi se Partia Mundësia është forca e vetme politike në vend që është tërësisht transparente për sa i përket financimeve.

“Nuk ka asnjë financues të fshehtë, asnjë derë që ushqehet me para të pista. Ne jemi të vetmit që përfaqësojmë shqiptarët që duan t’ia dalin me punë të ndershme, të vetmit që ngrihemi çdo ditë për ta përfaqësuar këtë shumicë,” u shpreh ai.

Shehaj e përshkroi realitetin e qytetarëve të zakonshëm si një betejë të përditshme jo vetëm kundër varfërisë, por edhe kundër vetë shtetit.

“Jo vetëm që nuk kanë shtetin krah, por e kanë kundër. Kanë administratën kundër, kanë ministrat, deputetët, qeverinë. Duket sikur këta çdo mëngjes ngrihen me një qëllim të vetëm: t’ua nxijnë jetën qytetarëve dhe t’i ndalojnë të përparojnë me ndershmëri.”

Në përmbyllje, kreu i Partisë Mundësia theksoi se objektivi i tij është i qartë: t’i japë Shqipërisë një qeveri të pakorruptuar dhe kjo, sipas tij, është një arritje e mundur.

“Ky është qëllimi ynë. T’i japim Shqipërisë më në fund një qeveri të pakorruptuar. Dhe kjo nuk është e pamundur”, përfundoi Shehaj.

Burimi ATSH

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…