Berisha: Qëllimi ynë më i madh është që t’i kthejmë kombit rininë e tij

Kryetari i Partisë demokratike Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me banorët e degëve nr. 1, 3 dhe 14, në Sheshin “Shtraus” (Xhamlliku) në Tiranë, ku prezantoi programin e koalicionit “PD – Shqipëria Madhështore”.


Kryetari i Partisë demokratike Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me banorët e degëve nr. 1, 3 dhe 14, në Sheshin “Shtraus” (Xhamlliku) në Tiranë, ku prezantoi programin e koalicionit “PD – Shqipëria Madhështore”.

Berisha iu zotua një votueseje 18 vjeçare se, qëllimi i madh është që kombit t’i kthehet rinia e tij.

“Besimi juaj, zonjushë tek programi i PD është një detyrim shumë madhor për ne dhe unë ju jap fjalën ju se me këtë program, qëllimin më të madh, më final e kemi t’i kthejmë kombit rininë e tij, ta bëjmë edhe njëherë kombin të ri, siç duhet të jetë”, tha Berisha.

“Dhe kombi bëhet i ri atëherë kur moshatarët e tu, të vendosin të ndërtojnë ëndrrën shqiptare në Shqipëri”, shtoi ai.

Në këto vite, theksoi Berisha, “mijëra e mijëra, mbi 600 mijë të rinj shqiptarë, morën rrugët e botës sepse ëndrrën e tyre nuk e ndërtonin dot në Shqipëri. Pra, ëndrra, nga një ëndërr shqiptare, u shndërrua në një ëndërr që duhet të realizohej në dhera të tjera. Kjo merr fund.

Ndaj, shtoi kreu i PD, “dhe ne kemi një program që çdo i ri të shkollohet me një arsim cilësor, me dyfishim të buxhetit të arsimit”.

“Nuk do ketë mësues me rrogë minimale nën 1500 euro. Nuk do ketë mesatare që do u pengojë ju të hyni në universitete. Qeveria do bëjë gjithçka që pas përfundimit të studimeve ju të punësoheni, do paguajë sigurimet shoqërore te punëdhënësit tuaj për një vit. Do ketë fonde dhe grante për startupet tuaja dhe suksesin tuaj”, tha ai.

Berisha theksoi se, “për çdo çift të ri një çati, ky është zotimi ynë para jush”.

“Kombi në moshën e rinisë së tij kërkon që ata qindra mijëra të rinj që ikën, u larguan, të rikthehen në vendin e tyre, t’i rikthehen ëndrrës shqiptare”, nënvizoi Berisha.

“Investimet e tyre në Shqipëri për pesë vite do jenë pa asnjë taksë. Kredi të buta dhe grante do u ofrohen atyre për strehim, për biznese, për suksesin e tyre”, tha Berisha.

“Përsëri, një politikë e vendosur demografike. Sot, për shkak të emigracionit, ju e morët vesh, ne jemi kombi me treguesin e lindshmërisë më të ulët në planet sipas OKB. Ne do e përmbysim këtë. Ju garantoj se për fëmijën e parë do ketë një bonus 70 euro. Për fëmijën e dytë një bonus 60 euro. Për fëmijën e tretë dhe të katërt, të gjitha shpenzimet nga lindja gjer në moshën 23-vjeçare do jenë nga shteti”, u shpreh Berisha.

Burimi ATSH

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…