Zëvendësministrja e MEKI: Shqipëria, model pozitiv i transformimit ekonomik

Zëvendësministrja Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blerta Rama mori pjesë në samitin “Global Economic Zone Leaders”, që u zhvillua në Dubai


Zëvendësministrja Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blerta Rama mori pjesë në samitin “Global Economic Zone Leaders”, që u zhvillua në Dubai, ku ishin të pranishëm liderë dhe politikëbërës nga e gjithë bota.

Rama tha se, në këtë takim u diskutuan strategjitë që po formësojnë ekonomitë e së ardhmes dhe rrugët drejt një zhvillimi të qëndrueshëm.

“Në një kohë kur tregjet globale përballen me ndryshime të vazhdueshme dhe konkurrencë në rritje, Shqipëria po shfaqet si një model i transformimit pozitiv ekonomik”, u shpreh ajo.

Rama vuri në dukje se, me një nga ritmet më të larta të rritjes ekonomike në rajon, vendi ynë po tërheq investime të mëdha ndërkombëtare në sektorë kyç si turizmi, energjia e rinovueshme, infrastruktura dhe teknologjia.

Po kështu, vijoi ajo, ekosistemi i inovacionit dhe sipërmarrjes në Shqipëri po zgjerohet me ritme të shpejta, duke e pozicionuar vendin tonë në qendër të vëmendjes globale.

Në fjalën e mbajtur në këtë takim, zëvendësministrja theksoi rëndësinë e hartimit të politikave inteligjente dhe investimeve strategjike si themeli për ndërtimin e ekonomive të forta, të qëndrueshme dhe të përgatitura për sfidat e së ardhmes.

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e vlerëson këtë event të rëndësishëm për ofrimin e një platforme të vlefshme bashkëpunimi dhe shkëmbimi idesh.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Galeria Kombëtare e Arteve drejt transformimit

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga ky kantier ku po vijon puna për transformimin e plotë të hapësirave, si…

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Galeria Kombëtare e Arteve drejt transformimit

Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga ky kantier ku po vijon puna për transformimin e plotë të hapësirave, si…