AmCham: Shqipëria duhet të zhvillojë industri konkurruese

Dhoma Amerikane në bashkëpunim me revistën “Monitor” organizuan konferencën ekonomike me forcat politike duke qendërzuar diskutimin në çështjet ekonomike që kanë nevojë të adresohen për të orientuar zhvillimin ekonomik.


Shqipëria duhet të veprojë me vendosmëri për të çliruar plotësisht potencialin e saj si një destinacion i qëndrueshëm për investime dhe inovacion.

Këto janë disa nga sugjerimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë, e cila parashtron për forcat politike edhe disa rekomandime ku forcimi i klimës së investimeve dhe kornizës rregullatore mbetet thelbësor.

“Përmirësim të kuadrit ligjor për investimet, për të pasur një klimë investimesh transparente, investime të sigurta dhe lehtësim të procedurave dhe procesit të të investuarit në Shqipëri”, tha drejtori ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Neritan Mullaj.

Një shtyllë tjetër e rëndësishme, sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë është edhe zhvillimi i një industrie turistike konkurruese dhe të qëndrueshme.

“Turizëm i qëndrueshëm, por dhe, i cili sjell të ardhura të mjaftueshme për Shqipërinë, për të afruar sa më shumë industrinë, qeverinë dhe të gjithë faktorët e rëndësishëm për të mundësuar jo vetëm rritjen dhe promovimin e vizitorëve, por dhe rritjen e të ardhurave”, tha Mullaj.

Vëmendje e veçantë, sipas tij, i është kushtuar përforcimit të mekanizmave të konsultimit publik si dhe përmirësimit të sistemit shëndetësor, komponentë kyç për një shoqëri të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Dhoma Amerikane në bashkëpunim me revistën “Monitor” organizuan konferencën ekonomike me forcat politike duke qendërzuar diskutimin në çështjet ekonomike që kanë nevojë të adresohen për të orientuar zhvillimin ekonomik.

“Ky është një diskutim ekonomik që ne e nxisim si një komunitet biznesi që kontribuon në 20% të PBB dhe ka nevojë të zhvillojë një dialog me forcat politike çfarë e bën të rëndësishme prezencën e tyre“, u shpreh në fjalën e tij, Presidenti i Dhomës Amerikane, Grant Van Cleve, duke shpjeguar se Dhoma Amerikane nuk ka preferencë politike por i qëndron objektivit të saj për të zhvilluar një klimë optimale për biznesin lokal dhe investitorët e huaj.

Burimi ATSH

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.