Zgjedhjet e 11 majit, Spiropali: Shqipëria, shans të artë për hapin e madh drejt anëtarësimit në BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, prezantoi sot pasdite në Kamzë skuadrën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit: Lindita Nikolla, Sofika Lleshi, Kejsi Elezi dhe Halil Koloshi.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, prezantoi sot pasdite në Kamzë skuadrën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit: Lindita Nikolla, Sofika Lleshi, Kejsi Elezi dhe Halil Koloshi.

“Këto janë zgjedhje historike. Shqipëria ka një shans të artë për të bërë hapin e madh drejt anëtarësimit të plotë në BE: të mbyllim procesin teknik të negociatave brenda dy viteve; të finalizojmë ratifikimin nga të gjitha parlamentet e vendeve anëtare dhe brenda kësaj dekade Shqipëria të anëtarësohet në familjen europiane”, tha Spiropali.

Sipas Spiropalit, Partia Socialiste është forca e vetme që garanton vazhdimin e zhvillimit, rritjes së investimeve e pagave, përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së arsimit, ashtu siç është bërë deri më tani.

“Vetëm Edi Rama mund ta bëjë këtë, sepse e ka dëshmuar me punën e tij, duke i dhënë Shqipërisë një rol të rëndësishëm në NATO dhe BE.
Partia Socialiste është forca e vetme që garanton vazhdimin e zhvillimit, rritjes së investimeve e pagave, përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së arsimit, ashtu siç është bërë deri më tani”, u shpreh Spiropali.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Numërohen kutitë e para në Vlorë, kryeson bindshëm Bruna Mersini e PS-së

Në Vlorë, gara për kryetar bashkie u zhvillu mes Bruna Mersinit (PS), Dionis Sotës (mbështetur nga Partia Demokratike) dhe Gjergj…

Global 360

“Skifteri”, droni i parë i prodhuar në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përuruar të shtunën dronin e parë të prodhuar në Kosovë, “Skifteri”, i ndërtuar nga…

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Numërohen kutitë e para në Vlorë, kryeson bindshëm Bruna Mersini e PS-së

Në Vlorë, gara për kryetar bashkie u zhvillu mes Bruna Mersinit (PS), Dionis Sotës (mbështetur nga Partia Demokratike) dhe Gjergj…