Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku dhe Drejtori Administrativ i FSHF, Aldi Topçiu.


Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku dhe Drejtori Administrativ i FSHF, Aldi Topçiu.

Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe diskutimi i projekteve të ndryshme mes federatave.

Kreu i Federatës Zvicerane inspektoi ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Ai pa nga afër terrenet stërvitore, qendrën e stërvitjes për ekipin kombëtar, ambientet e brendshme të administratës dhe muzeun, ku pati mundësinë të njihej me historinë e futbollit shqiptar.

Federata zvicerane ka në program ndërtimin e një qendre sportive dhe për këtë arsye Presidenti Blanc pati shume interes për të vizituar në detaje Shtëpinë e Futbollit.

Në një prononcim për fshf.org, Presidenti Blanc u shpreh i impresionuar nga arritjet e FSHF-së, e veçanërisht për projektin “Uniforma ime”, ku Federata ofron falas materiale stërvitore për të rinjtë që bëhen pjesë e futbollit.

“Së pari, dua t’ju falënderoj shumë për ftesën. Jam mjaft i impresionuar nga ajo që kam parë këtu, një federatë me zhvillim të madh, me mjete shumë moderne për të zhvilluar futbollin në Shqipëri. Kam parë gjithçka. Jam i impresionuar veçanërisht për faktin se si Federata ofron falas për futbollistët e rinj set të plotë materialesh bazë për t’u stërvitur. Kjo është hera e parë që dëgjoj për diçka të tillë dhe dua t’ju them urime. Vura re më tej që në çdo sektor të futbollit ka një zhvillim të fortë dhe gatishmëri për ta çuar futbollin përpara. Kam përshtypje shumë të mira” – tha kreu i qeverisë së futbollit zviceran, ndërsa kujtoi ndër të tjera edhe ndeshjen Shqipëri – Zvicër, e luajtur më 11 qershor 2016 në finalet e “Euro 2016” në Lens të Francës.

“Do të thoja se historia më interesante që kam me futbollin shqiptar ishte ndeshja e famshme me Zvicrën në vitin 2016 në Francë, ku Kombëtarja juaj mori pjesë për herë të parë në finalet e një Europiani. Një ndeshje fantastike në Lens të Francës mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Nuk duhet të harrojmë se kemi shumë shqiptarë që jetojnë në Zvicër. Në atë ndeshje në fushë me Zvicrën kishte lojtarë me origjinë shqiptare. Ndeshja ishte e një niveli shumë të lartë, kishte edhe shumë emocione. Dhe kjo është miqësia që futbolli na ofroi asokohe”, theksoi Dominique Blanc.

Lexo më shumë nga

Qeveria miraton hapjen e Ambasadës së Shqipërisë në Dublin

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Dublin, Republika e Irlandës,…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Qeveria miraton hapjen e Ambasadës së Shqipërisë në Dublin

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Dublin, Republika e Irlandës,…