Biznesit iu rimbursuan 22 miliardë lekë TVSH, koha mesatare 31 ditë

Burimi i rritjes së këtyre të ardhurave shtesë janë rritja nga treguesit makroekonomikë


Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën të ditur se gjatë vitit 2024, biznesit iu rimbursuan 22 miliardë lekë.

Gjithsej u rimbursuan 1601 subjekte dhe 75% e kërkesave të miratuara u bënë referuar deklarimeve, pa kontroll.

Ndërkohë, edhe koha mesatare e procesimit të kërkesave për rimbursim të TVSH-së ka ardhur në përmirësim të vazhdueshëm.

Nga deri në 160 ditë në vitin 2019, çka sillte stok të detyrimeve të prapambetura, sot koha mesatare ka zbritur në 31 ditë, ndërsa ligji parashikon afat kohor deri në 60 ditë.

“Falë platformës digjitale, rimbursimet e TVSH-së, gjatë vitit 2024, janë bërë brenda mesatarisht 31 ditëve, duke reduktuar kohën e pritjes dhe lehtësuar tatimpaguesit”, bën të ditur DPT.

Administrata Tatimore ka një sistem të dedikuar elektronik aplikimi që nga viti 2022 sa i përket rimbursimit të TVSH-së dhe në të gjitha rastet kur bizneset nuk i nënshtrohen kontrolleve të thelluara, ata përfitojnë brenda afateve rimbursimin e TVSH-së.

Të ardhurat buxhetore për vitin 2025 parashikohen në masën 754,6 miliardë lekë ose 28,8% e PBB. Krahasuar me planin e rishikuar për vitin 2024, të ardhurat totale buxhetore për vitin 2025 parashikohen me rreth 40,6 miliardë lekë ose 0,2% e PBB më shumë.

Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, që përfshin TVSH në import dhe brenda vendit, parashikohet të jenë rreth 236 miliardë lekë, ose 22,2 miliardë lekë më shumë sesa viti 2024.

Burimi i rritjes së këtyre të ardhurave shtesë janë rritja nga treguesit makroekonomikë vlerësuar me 10,3 miliardë lekë, nga miradministrimi tatimor në kuadër të zbatimit të Strategjisë me masat e caktuara për 2025, vlerësuar me 6,88 miliardë lekë, nga rritja e importeve të TVSH, rritja e pajtueshmërisë vlerësuar me rreth 5 miliardë lekë.

Për sa i përket rritjes së pajtueshmërisë, Ministria e Financave është shprehur se fokusi kryesor do të jetë me TVSH në sektorë të tillë si ndërtimi, turizmi, tregtia elektronike si dhe gjithë sektorët e tjerë ekonomikë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

OKB – Trump: Shqipëria dhe Kosova mes vendeve që angazhohen për stabilizimin e Gazës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka falënderuar vendet që, sipas tij, janë angazhuar për të ndihmuar…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

OKB – Trump: Shqipëria dhe Kosova mes vendeve që angazhohen për stabilizimin e Gazës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka falënderuar vendet që, sipas tij, janë angazhuar për të ndihmuar…