Trump dërgon sekretarin e Thesarit, Bessent në Ukrainë për bisedime

Trump parashtroi mundësinë e një takimi me Zelensky në Uashington këtë javë dhe theksoi se ai nuk dëshironte të udhëtonte vetë në Ukrainë.

Presidenti amerikan, Donald Trump po dërgon sekretarin e tij të Thesarit, Scott Bessent në Ukrainë për bisedime mbi përfundimin e luftës me Rusinë.

”Bessent do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky”, shkroi sot Trump në platformën e tij në internet Truth Social duke shtuar se lufta duhet të përfundojë dhe do të ndodhë së shpejti.

“Kur Amerika është e fortë, bota është në paqe”, shtoi ai me shkronja kapitale.

Trump nuk specifikoi një orë apo datë për udhëtimin e Bessent-it.

Së fundmi, Trump e ka lidhur ndihmën e mëtejshme të SHBA-së për Ukrainën me aksesin e SHBA-së në lëndët e para të saj.

Zelensky nga ana e tij e ka bërë të qartë se ai dëshiron të tregojë mirënjohjen e tij për ndihmën perëndimore në formën e burimeve të rralla minerale.

Ukraina është mbrojtur kundër një pushtimi rus për gati tre vjet.

Të premten, Trump parashtroi mundësinë e një takimi me Zelensky në Uashington këtë javë dhe theksoi se ai nuk dëshironte të udhëtonte vetë në Ukrainë.

Lexo më shumë nga

Balla për miratimin me konsensus të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit: Sot ka fituar parlamentarizmi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi sot konsensusin e arritur mes mazhorancës dhe opozitës për miratimin…

Global 360

Bordi i Paqes: Hamasi pengesa kryesore për armëpushimin në Gaza

Hamasi është pengesa kryesore për kalimin në fazën e dytë të armëpushimit në Gaza, thuhet në raportin e parë të…

Diplovista

Rama për “Postimees”: Në BE deri në 2030-ën, besoj në një Evropë më praktike dhe më funksionale

Kryeministri Edi Rama u shpreh në intervistën për të përditshmen estoneze Postimees se Evropa bëri një gabim duke ia lënë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balla për miratimin me konsensus të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit: Sot ka fituar parlamentarizmi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vlerësoi sot konsensusin e arritur mes mazhorancës dhe opozitës për miratimin…