Mata: Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, rreth 87 milionë dollarë në mbi 37 projekte në arsim

Bashkëdrejtori ekzekutiv i Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, (AADF), Martin Mata theksoi sot rëndësinë e investimit në fushën e arsimit, si faktor kryesor në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.


Bashkëdrejtori ekzekutiv i Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, (AADF), Martin Mata theksoi sot rëndësinë e investimit në fushën e arsimit, si faktor kryesor në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.

Mata, në takimin e zhvilluar sot në Institutin “Harry Fultz”, në Tiranë, bëri të ditur se AADF ka angazhuar në fushën e arsimit një portofol prej 87 milionë dollarësh në mbi 37 projekte.

“Ne shpesh themi se nëse do të shikosh Shqipërinë e pas 20 viteve, shiko se si edukohen fëmijët sot. Ndaj dhe kemi zhvilluar një portofol. Numrat kanë rëndësinë e vet. Në rreth 140 milionë dollarë të angazhuara nga AADF, mbi 87 milionë dollarë janë angazhuar në fushën e arsimit. Mbi 37 projekte që kanë marrë jetë“, tha ai.

Mata renditi disa nga projektet që po zbatohen që nisin me laboratorët inteligjentë në shkolla, TUMO, Junior Achievement, Akademia e Kodimit, Shkolla e Drejtorëve, dhe që tashmë shkohet një hap më tej në segmentin universitar.

“Kishte mbetur ky segment i paplotësuar. Duke u përpjekur të gjejmë rolin tonë në këtë segment të jetës arsimore studentore në Shqipëri e filluam fillimisht duke dërguar studentë në SHBA, proces që vijon ende, por që ka kosto të lartë dhe numër të kufizuar studentësh që përfitojnë“, theksoi Mata.

Ndaj vuri në dukje ai, zhvilluam një program që është quajtur “Fondi Kombëtar i Bursave”, brenda AADF, për hapjen e një tjetër dere të madhe të formimit akademik e profesional, Institutit të Teknologjisë Rochester (RIT), i cili renditet ndër universitetet më të mira në SHBA.

“Vumë disa kushte që ne besojmë janë kolona themelore për të rritur cilësinë e arsimit në Shqipëri dhe ato kushte janë dhe do të mbeten që në Shqipëri të ketë mundësi të vijnë emra si RIT, të certifikuar, të njohur e listuar në universitet më të mira të botës”, u shpreh Mata.

Ai siguroi se AADF do të zhvillojë një proces konkurrues të shëndetshëm, ku me qindra studentë, në vitet që vijnë do të marrin deri në 70 % të bursës së tyre të mbuluar nga AADF.

“Është detyra, misioni ynë të sjellim në Shqipëri modele të tilla dhe të sigurohemi që çdo dollar që harxhohet sot në arsim, të kthehet mbrapsht deri në 10 herë në 20 vitet e ardhshme”, deklaroi ai.

Burimi ATSH

Rama: Reforma në drejtësi kërkon kohë, duhet të mbështetet në mënyrë të vazhdueshm

Kryeministri Edi Rama deklaroi se reforma në drejtësi është një proces i pakthyeshëm, duke theksuar angazhimin e shumicës qeverisëse për…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Reforma në drejtësi kërkon kohë, duhet të mbështetet në mënyrë të vazhdueshm

Kryeministri Edi Rama deklaroi se reforma në drejtësi është një proces i pakthyeshëm, duke theksuar angazhimin e shumicës qeverisëse për…