“Harry Fultz” pjesë e rrjetit akademik amerikan të RIT, Leka: Arsim cilësor në fushën teknike

Instituti “Harry Fultz” në kryeqytet tashmë është pjesë e rrjetit akademik të Institutit të Teknologjisë Rochester (RIT) që renditet ndër universitetet më të mira në SHBA.


Instituti “Harry Fultz” në kryeqytet tashmë është pjesë e rrjetit akademik të Institutit të Teknologjisë Rochester (RIT) që renditet ndër universitetet më të mira në SHBA.

Në aktivitetin me këtë rast me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, ministrjes së Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, kryetari i Bordit të Drejtorëve të “Harry Fultz”, Edmond Leka, u shpreh se qëllimi i këtij instituti është që të ofrojë një arsim cilësor në fushën teknike për të rinjtë e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

“Sot, ne operojmë si fondacioni “Harry Fultz”, një fondacion shqiptaro-amerikan i formuar nga qeveria shqiptare dhe nga një fondacion për edukimin i SHBA-ve dhe sot kemi një realitet prej 1,100 studentësh që studiojnë në “Harry Fultz”. Rreth 300 maturantë që mbarojnë çdo vit, 80% e tyre shkojnë për studime universitare, 30% e tyre shkojnë jashtë Shqipërisë për të zgjedhur një arsim cilësor në fushën ku duan të studiojnë”, u shpreh Leka.

Sipas kreut të Bordit të Drejtorëve pranë këtij instituti shqiptaro-amerikan, arsyeja që i çoi drejt një marrëveshjeje me Institutin e Teknologjisë Rochester ishte fakti që një përqindje jo e vogël e studentëve të “Harry Fultz” synonin studimet jashtë shtetit.

“Fati na solli në “Rochester Institute of Technology” dhe kjo është një zgjedhje perfekte për atë që ne donim. Është një institut amerikan që ka një prezencë ndërkombëtare dhe që është një element i rëndësishëm në dy aspekte: të jesh pjesë e një rrjeti global është një vlerë edhe në prezencën ndërkombëtare. Pra, ata nuk mund t’i ftosh të dalin nga Amerika nëse nuk ka një strategji globale. Ky institut ka një reputacion të mirë në fushën e inxhinierisë ku duam të kemi ofertë për studentët tanë dhe kjo ishte e rëndësishme për ne”, theksoi Leka.

Për drejtuesin e Bordit të Drejtorëve në “Harry Fultz”, Instituti i Teknologjisë Rochester (RIT) ka një metodikë të mësuari dhe një program unik edhe realitetin amerikan.

Burimi ATSH

Demo pret ambasadoren e BE-së: Bashkëpunim më i fortë për sigurinë dhe integrimin europian

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo priti sot në takim ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de…

Global 360

Ana Brnabiç presidentja e përkohshme e vendit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo pret ambasadoren e BE-së: Bashkëpunim më i fortë për sigurinë dhe integrimin europian

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo priti sot në takim ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de…