Platforma elektronike “Diaspora”, Kuko: Ka fasha sigurie, e pakontestueshme për votën e emigrantëve shqiptarë

Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Socialiste, Romina Kuko, tha sot se platforma elektronike që u jep mundësinë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet në 2025, ka disa fasha sigurie.


Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Socialiste, Romina Kuko, tha sot se platforma elektronike që u jep mundësinë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet në 2025, ka disa fasha sigurie.

Në një intervistë televizive Kuko u shpreh se kjo do e bëjë të pakontestueshme votën e emigrantëve shqiptarë.

“Platforma ka disa fasha sigurie, e bën një platformë të pakontestueshme. Nuk mund të kontestohet për sigurinë. Aty janë disa elementë që duhet të përfshihen në platformë, të dhënat personale, edhe të dhënat biometrike. Sot pamë që kjo platformë është një platformë serioze, që do të jetë e pakontestueshme për votën e diasporës”, theksoi Kuko.

Kuko u shpreh se “diaspora e ka të mundur të votojë. Kemi pasur mbledhje maratonë, ajo e buxhetit ishte më e rëndësishme. Ishte një buxhet shumë i madh. Por duhet të kishim edhe mbledhje shtesë, siç ishte ajo e djeshmja. Kishim bonusin e qerasë, për personat që preken nga punimet në bulevardin e ri. Kishim edhe vendim tjetër, kishte të bënte me planin e biodiversitetit në Tiranë”.

“Sfidat dhe problemet mjedisore, Tirana ka nevojë të ketë planin e biodiversitetit”, theksoi ajo.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike që duhet zbuluar

Në botë ka shumë qytete historike, përtej kryeqyteteve të njohura, të cilat ruajnë vlera të rëndësishme arkitekturore, kulturore dhe historike,…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“The Indian Express”: Gjirokastra mes gjashtë qyteteve historike që duhet zbuluar

Në botë ka shumë qytete historike, përtej kryeqyteteve të njohura, të cilat ruajnë vlera të rëndësishme arkitekturore, kulturore dhe historike,…