Eurosport: Shqipëria do të presë nisjen e madhe të ”Giro d’Italia”

Shqipëria do të presë nisjen e madhe të ”Giro d’Italia” (”Giro d’Italia Grande Partenza”) shkruan në Instagram rrjeti më i madh i informacionit sportiv botëror, Eurosport.

Shqipëria do të presë nisjen e madhe të ”Giro d’Italia” (”Giro d’Italia Grande Partenza”) shkruan në Instagram rrjeti më i madh i informacionit sportiv botëror, Eurosport.

”Organizatorët e turit çiklistik Giro d’Italia konfirmuan se edicioni i vitit të ardhshëm, 2025, për herë të parë do të nisë tri etapat e para nga Shqipëria”, shkruan Eurosport në Instagram.

”Giro d’Italia”, një nga turnetë më të famshëm çiklistik në botë, në maj të vitit të ardhshëm zhvendoset në Shqipëri ku do të zhvillohet tri etapat hapëse të garës.

”Giro d’Italia” lind në vitin 1909 së bashku me ”Gazzetta dello Sport” dhe është një nga garat më të rëndësishme çiklistike botërore, e cila transmetohet nga media të rëndësishme botërore.

”Giro d’Italia Grande Partenza” është një event që në 114 vite histori të garës vetëm 14 herë është zhvendosur jashtë kufijve italianë.

Hoxha: Paketa ligjore kundër dhunës synon mbrojtjen e rendit publik, të miturve u ofrohet ndihmë juridike falas

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Elona Hoxha sqaroi sot ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria për të parandaluar aktet e dhunës gjatë…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia