Buxheti 2025, Veliaj: Transport falas për pensionistët në Tiranë!

Kryebashkiaku: Është koha për të qenë më solidarë me ata që i kanë dhënë shumë Tiranës ndër vite


Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2025 do të ketë në fokus shpërblimin mujor për çdo pensionist, i cili vjen në formën e abonesë së përgjithshme falas. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se pas përfundimit të punëve në disa nga asetet kryesore të kryeqytetit, është koha për të qenë më solidarë me ata që i kanë dhënë shumë Tiranës ndër vite.

“Në këtë mandat të tretë është koha për t’u siguruar që mbarojnë të gjitha punët e rëndësishme për qytetin. Por, me buxhetin e ri ne propozojmë një projekt të cilin unë e kam shumë për zemër: aboneja falas për pensionistët e Tiranës, pra për të gjitha gratë mbi 60 vjeç dhe burrat mbi 65 vjeç. Aboneja e përgjithshme kushton 16 mijë lekë të vjetra në muaj. Në total janë 192 mijë lekë. Përveç bonusit që jep qeveria për pensionistët, bashkia jep çdo muaj një 16 mijë lekësh, në formën e abonesë. Pra, transport falas për të gjithë gjyshërit dhe gjyshet tona, për të cilët jemi mirënjohës për sakrificën dhe punën e tyre. Mund të jetë dikush që pyet: “Pse e bëtë tani, pse jo që në fillim?” Sepse nuk i kishim mundësitë në fillim. Trashëguam një Tiranë totalisht të falimentuar. Sot kur kemi bërë pjesën më të madhe të punëve, Tirana e ka mundësinë që të jetë e majtë, solidare dhe mbështetëse për ata që i kanë dhënë më shumë qytetit tonë, që janë pensionistët”, deklaroi Veliaj.

Ai shpjegoi për të gjithë pensionistët si do të funksionojë marrja e abonesë përmes regjistrimit në njësinë administrative.

“Do të bëhet vetëm njëherë regjistrimi te njësia administrative. Shkon për t’u futur në regjistrin e udhëtarëve. Kjo është vetëm për Tiranën. Bashkia e Tiranës nuk mund të subvencionojë një pensionist që vjen nga një vend tjetër sepse taksat i paguan te qyteti tjetër. Kjo vlen vetëm për ata që janë rezidentë të Tiranës, sipas ligjeve të shtetit. Do të thotë se ne regjistrohemi vetëm një herë në njësi. Do të bëhet një njoftim publik dhe pastaj, çdo muaj me atë regjistrim merr abonenë. Aboneja subvencionohet 100% nga Bashkia e Tiranës, sipas operatorit që e ka lëshuar atë abone. Njësoj siç kemi bërë me abonenë e studentit”, u shpreh kryebashkiaku.

Duke u ndalur në punët e Bashkisë së Tiranës në dy mandatet e para, Veliaj theksoi se socialistët kanë bërë histori me 45 shkolla të reja në kryeqytet, ndërsa shtoi se kush nuk di të dallojë të majtën nga e djathta, mjafton të shikojë kush janë ata që bëjnë punë dhe kush janë ata që pengojnë.

“Historia e suksesit që ne kemi bërë me 45 shkollat e reja është paja më e madhe që do i lëmë qytetit tonë. Kur mendoj se sa kanë ndryshuar gjërat jo vetëm këtu te njësia jonë, e jo vetëm për shkollën “Kosova”, e cila ishte nisur për pallat nga ata që sot shesin moral dhe të futen poshtë fustanit, te vrima e çelësit, në krevat. Por, detyra jonë nuk është që t’u pëlqejmë të gjithëve. Detyra jonë është t’u shërbejmë të gjithëve, ndaj ky është një buxhet që i shërben të gjithëve, duke filluar nga njësitë urbane, deri te njësinë periferike, për të gjithë qytetin tonë. Në mandatin e parë e patëm fokusin te disa investime që janë ikonike, kartolinë e Tiranës. Kush nuk di të dallojë të majtën nga e djathta, mjafton të shikojë kush janë ata që bëjnë punë dhe kush janë ata që pengojnë. Që nga dita e parë jemi hasur me kundërshti dhe pistoletat e tyre. Në mandatin e dytë patëm disa problematika, që ishin të paparashikueshme, si tërmeti, që na hapi një punë të jashtëzakonshme kur vjen puna te shkatërrimi dhe pasojat që solli, sidomos me ndërtimet e vjetra. Ishte edhe pandemia, që goditi të gjithë botën. Pastaj, filloi një luftë në Ukrainë, nga e cila u impaktuam edhe ne”, nënvizoi ai.

Burimi: ATSH

Lexo më shumë nga

Ksamil, shpëtohen dy turistë ukrainas që rrezikuan të mbyteshin në det

Dy turistë ukrainas janë shpëtuar sot në zonën e Ksamilit, pasi rrezikuan të mbyteshin në det për shkak të përkeqësimit…

Global 360

SHBA-ja dhe Irani shpallin marrëveshje kornizë për paqen, pritet rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë njoftuar arritjen e një marrëveshjeje kornizë për paqen, e cila pritet të…

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ksamil, shpëtohen dy turistë ukrainas që rrezikuan të mbyteshin në det

Dy turistë ukrainas janë shpëtuar sot në zonën e Ksamilit, pasi rrezikuan të mbyteshin në det për shkak të përkeqësimit…