Spiropali: Kërkesa për interpelancë mbi fakte dhe jo shpifje

Kuvendi rrëzoi më pas me shumicë votash kërkesën e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama për çështjen “Bechetti”.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali deklaroi sot se, kërkesa për interpelancë duhet të bazohet mbi të vërteta dhe në nevojën për kontroll parlamentar.

Në përgjigje të kërkesës së kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen “Becchetti”, Spiropali tha se, “ju vërtetë i keni bërë kërkesë Kuvendit për një interpelancë me Kryeministrin dhe sigurisht që referuar nenit 96 që përcakton dhe objektin e interpelancave dhe e them për sot, po e them edhe për çdo herë tjetër që kërkohet një interpelancë në Kuvendin e Shqipërisë, të cilën ne të gjithë e konsiderojmë shumë të rëndësishëm si mjet të kontrollit parlamentar, interpelanca është kërkesa me shkrim që i drejtohet kryeministrit, zv/kryeministrit, ose çdo anëtari tjetër të kabinetit qeveritar, mbi motivet, synimet, qëndrimet të Këshillit të Ministrave lidhur me aspekte të rëndësishme të veprimtarisë së tij”.

Spiropali nënvizoi se, “në asnjë moment nuk thuhet që interpelanca nuk duhet të jetë e paraqitur e plotë apo të ketë fakte aty që nuk bazohen mbi asnjë fakt të këtij shteti, siç ju pretendoni që kërkesa për interpelancë bazohet mbi një pagesë të shtetit shqiptar për këtë shtetas. Kjo nuk ekziston dhe derisa të ma sillni, ju lutem, atëherë do të shqyrtohet me seriozitetin që meriton”.

Sigurisht, shtoi Spiropali, “që duhet patjetër të bazohet në të vërteta, të bazohet në nevojën për kontroll parlamentar dhe jo në nevojën për propagandë të ditës mbi fakte të pavërteta”.

“Bazuar në këtë paragraf të 3, të nenit 89 të Rregullores, Kryetari i Kuvendit ka të drejtë të mos ta përfshijë interpelancën në rend dite për çështje që nuk janë nën përgjegjësinë e Këshillit të Ministrave, në kuptimet e kompetencës që i ka dhënë nenit 85 e vijues i Kushtetutës së Shqipërisë”, tha Spiropali.

“Jemi të gatshëm në çdo kohë, patjetër, unë do të ushtroj detyrën time kushtetuese. Bëjeni dhe ju lutem duke sjellë interpelanca që janë në formë, germë sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit dhe ato të gjitha do të përfshihen në rendin e ditës”, u shpreh Kryeparlamentarja.

“Mos merrni fakte të paqena që nuk bazohen mbi asnjë dokument të shtetit shqiptar, t’i bëni copy-paste në një kërkesë për interpelancë, dhe atë t’ia sillni Kryetares së Kuvendit, e cila në çdo rast e ka paraqitur në Konferencën e Kryetarëve”, tha Spiropali.

“Asnjë interpelancë nuk është lënë pa trajtuar, po patjetër do të diskutohen dhe do të trajtohen interpelancat që janë të bazuara mbi fakte dhe në kërkesën për të nxjerrë në dritë interesin publik”, u shpreh Spiropali.

Kuvendi rrëzoi më pas me shumicë votash kërkesën e kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama për çështjen “Bechetti”.

Burimi: ATSH

Sezoni veror në kulmin e tij, Rama ndan pamjet anekënd Shqipërisë

Sezoni veror po regjistron flukse të larta turistësh vendas e të huaj, të cilët kanë në dispozicion një kalendar të…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sezoni veror në kulmin e tij, Rama ndan pamjet anekënd Shqipërisë

Sezoni veror po regjistron flukse të larta turistësh vendas e të huaj, të cilët kanë në dispozicion një kalendar të…