Holandezi Martin Vander Mei pasagjeri i 10-miliontë në TIA: Me fat që jam në Tiranë

Holandezi Martin Vander Mei është pasagjeri i 10-miliontë që ka udhëtuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, gjatë vitit 2024.


Holandezi Martin Vander Mei është pasagjeri i 10-miliontë që ka udhëtuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, gjatë vitit 2024.

Në ceremoninë e organizuar sot në ambientet e TIA-s, zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, njoftoi emrin e pasagjerit të 10-miliontë në Aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, teksa e mirëpriti holandezin Mei në podium, për t’i dhënë çmimin me këtë rast.

Nga ana e tij, Mei u shpreh se, ndihej me fat që ishte ai pasagjeri i 10-miliontë.

“Jam i nderuar. Është intersante se, unë jam këtu për punë dhe jo si turist. Ju përgëzoj juve dhe të gjithë ata që janë përfshirë në këtë organizim. Jam aktualisht në Tiranë i angazhuar me PNUD-in, për të ofruar trajnime për zyrtarët e zbatimit të ligjit. Unë tashmë jam ndjerë i mirëpritur të vij këtu, por tani unë jam edhe më i nderuar dhe me fat që jam në Tiranë këtë javë, ndaj faleminderit shumë”, tha Mei.

Rama takim me Metsola: Rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Parlamentit Europian për procesin e zgjerimit

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

Global 360

Vendet evropiane vendosin kushte për bisedimet e sigurisë me Rusinë

Një shumicë e madhe e vendeve evropiane janë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Rusinë për çështjet kryesore të sigurisë…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama takim me Metsola: Rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Parlamentit Europian për procesin e zgjerimit

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola.