Shqipëria merr pjesë në stërvitjen kryesore të NATO-s për sigurinë kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurisë Kibernetike njoftoi sot se vendi ynë ka marrë pjesë në “Cyber Coalition 2024”, stërvitja kryesore e NATO-s për sigurinë kibernetike.


Autoriteti Kombëtar për Sigurisë Kibernetike njoftoi sot se vendi ynë ka marrë pjesë në “Cyber Coalition 2024”, stërvitja kryesore e NATO-s për sigurinë kibernetike.

Cyber Coalition është një platformë kyçe për të testuar dhe zhvilluar aftësitë në koordinim, ndarje informacioni dhe reagim ndaj sulmeve kibernetike, duke përfshirë skenarë të avancuar dhe simulime reale.

Ky event, ku Shqipëria u bashkua me aleatët e vendeve të NATO-s, konsiderohet si një nga stërvitjet më komplekse dhe gjithëpërfshirëse për mbrojtjen kibernetike, që zhvillohet çdo vit për të rritur bashkëpunimin e institucioneve të një vendi për të mbrojtur hapësirën kibernetike.

Ekipi shqiptar i përbërë me ekspertë nga AKSK, AKSHI, si edhe nga SHISH, NJUSK dhe DPPSH kontribuan në përmbylljen me sukses të këtij ushtrimi të organizuar në modelin miks, ku një pjesë ekspertëve tanë punuan në Talin – Estoni dhe një pjesë në ambientet e TECH-SPACE në Tiranë.

Ky bashkëpunim ndërinstitucional demonstroi maturimin e institucioneve tona, duke forcuar ndërveprimin dhe efektivitetin e tyre, kaq e rëndësishme për të krijuar mbrojtjen e hapësirës digjitale të vendit tonë në këto kohë gjithnjë e më shumë kritike.

Kjo pjesëmarrje e gjerë është një tjetër dëshmi e angazhimit të Shqipërisë për të kontribuar në rritjen e kapaciteteve profesionale për të përballur me sukses kërcënimet kibernetike të shtuara gjithnjë e më shumë drejt vendit tonë.

Igli Tafa, drejtor i AKSK-së, dhe Linda Karçanaj, drejtore e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ndoqën nga afër performancën e ekipit shqiptar dhe falënderuan ekspertët për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë stërvitjes.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Edhe ne e kemi Zonjën tonë të Poezisë!

"Natasha Lako erdhi në letërsinë shqipe si një mënyrë e re të menduari"

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Edhe ne e kemi Zonjën tonë të Poezisë!

"Natasha Lako erdhi në letërsinë shqipe si një mënyrë e re të menduari"