Ambasadorja Peleg: Edi Rama, mik i madh i Izraelit!

Kryediplomatja izraelite në Tiranë reagon pas fjalimit të kreut të qeverisë shqiptare në seancën plenare të OKB-së.


Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, e konsideron kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, “një mik të madh të Izraelit”, pas fjalimit të kreut të qeverisë shqiptare në seancën plenare të OKB-së.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryediplomatja izraelite në Tiranë, shkruan se “Shqipëria është sërish një rreze shprese në errësirën e indiferencës që mbizotëron në atë godinë në Manhatan.

POSTIMI I AMBASADORES PELEG

“Një falenderim i madh dhe emocionues për Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, mikun e madh të Izraelit. Duke folur në seancën plenare të OKB-së ndërsa mbante stemën (e verdhë) e të rrëmbyerve, bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të tyre, krahason Hamasin me nazistët dhe bën thirrje për largimin e tyre nga Gaza dhe fundin e terrorizmit.

Ashtu si gjatë Holokaustit, Shqipëria është sërish një rreze shprese në errësirën e indiferencës që mbizotëron në atë godinë në Manhatan.

Falemenderit shumë!”,

תודה גדולה ונרגשת לראש ממשלת אלבניה, אדי ראמה, ידיד ענק של ישראל. נואם במליאת האו"ם כשהוא עונד את סיכת החטופים, קורא…

Posted by Galit Peleg on Friday, September 27, 2024

“Për ne shqiptarët toleranca nuk është thjeshtë pranimi pasiv e jo fort me qejf i divesitetetit të dikujt. Kjo formë tolerance, toleranca që shqiptarët myslimanë e të krishterë shprehën gjatë Luftës së Dytë Botërore kundrejt hebrenjve duke vënë jetët e tyre në rrezik kundrejt së keqes e duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Europë që e mbylli luftën me më shumë hebrenj seç kishte kur lufta nisi, kërkon frymën e vet partizane, kërkon të angazhohesh me atë që është ndryshe prej teje, të paqtosh mosmarrëveshjet me respekt e të vazhdosh të ndërtosh ura, në mënyrë që të mund të vazhdojmë të debatojmë e të nxisim mirëkuptim e paqe të mëtejshme, duke e vënë veten në vendin e tjetrit.

Duhet të ri kalibrojmë busullën tonë morale në Lindjen e Mesme. Po, por nuk ka asnjë busull morale që të relativizojë dhe largqoftë, të normalizojë terrorin e një organizate terroriste si Hamasi si pjesë e paqes që të gjithë e duam mes Izraelit dhe Palestinës. Ta bësh këtë, do të ishte njësoj si të relativizoje murtajën e antisemitizmit e të pranoje të bashkë ekzistoje me një formë të mbrapshtë të re nazizmi, që është e keqja më e madhe që mund të kishte ndodhur për kaq shumë vjet së pari e mbi të gjitha, për vetë popullin palestinez.

Megjithatë nuk është kaq e vështirë ta thuash fort e me zë të lartë, që kaq shumë dhunë e shkatërrim nuk mund të jetë zgjidhje afatgjatë si për Izraelin ashtu edhe për Palestinën dhe duhet të ndalet. Konfirmojmë edhe një herë këtu, mbështetjen kombëtare për një zgjidhje të drejtë e gjithëpërfshirëse të konfliktit izraelito-palestinez mbështetur në zgjidhjen me dy shtete.

Shqipëria mbështet përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me këtë konflikt përmes dialogut e bisedimeve që çojnë në një zgjidhje të vërtetë, të pavarur, shteti që jetojnë në paqe e në fqinjësi të mirë; një shtet funksional i Palestinës dhe një shtet sikur Izraeli, që në vend që t’i bëjnë leksione nga lart, duhet mbështetur , jo duke thënë, “po por…” në luftën kundër terrorizmit ndërkohë që ka qindra të pafajshëm që ende mbahen në vende ferri , në faqen e tokës nga ’kasapët’ e 7 tetorit të vitit të kaluar”, tha kryeministri Rama gjatë fjalimit të tij.

Edhe ambasadori i Izraelit në Bullgari, Yosi Levi Sfari, e vlerësoi fjalimin e Kryeministrit Rama, përmes postimit të tij në rrjetet sociale.

“Kryeministri i Shqipërisë, një vend ballkanik me më shumë se 50% popullsi myslimane, në Kombet e Bashkuara mban stemën e verdhë që simbolizon kërkesën për lirimin e të rrëmbyerve tanë.
Dy vjet më parë, ai ndërpreu marrëdhëniet me Iranin gjatë vizitës së tij në Kombet e Bashkuara.
Proverbi spanjoll thotë “No se puede quedar bien con Dios y con el Diablo” (është e pamundur të jesh në marrëdhënie të mira me Zotin dhe djallin në të njëjtën kohë). Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian 🇪🇺. Marrëdhëniet me Iranin, të miratuara nga Bashkimi Evropian, nuk mund të jenë pjesë e këtij plani. Është koha që guximtarët të ndalojnë regjimin iranian që të vazhdojë të shkaktojë kaos dhe trazira në Lindjen e Mesme dhe Evropë”, shkruan ai.

Prime Minister Edi Rama of Albania 🇦🇱, a Balkan state with more than 50% Muslim population, spoke in the United Nations…

Posted by Yosi Levi Sfari on Sunday, September 29, 2024

Maratona e Tiranës, Veliaj: Promovim i kulturës dhe sportit

Tirana është gati të mirëpresë rreth katër mijë vrapues nga vende të ndryshme të botës, në Edicionin e 8-të.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Maratona e Tiranës, Veliaj: Promovim i kulturës dhe sportit

Tirana është gati të mirëpresë rreth katër mijë vrapues nga vende të ndryshme të botës, në Edicionin e 8-të.