Rama: Po avokojmë që të jemi të pranishëm me ekipet tona në Parlamentin Europian

Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Brukseli me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, Rama u shpreh se Shqipëria duhet të jetë aty me një status të caktuar për të pritur pastaj eurodeputetët shqiptarë.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria po avokon që të jetë e pranishme edhe në Parlamentin Europian, sigurisht jo me eurodeputetë që do të kenë të drejtën e votës por me ekipet e saj të cilat do të fillojnë të përgatiten për fazën e ardhshme kur vendi të ketë eurodeputetët e tij në Parlamentin Europianë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Brukseli me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, Rama u shpreh se Shqipëria duhet të jetë aty me një status të caktuar për të pritur pastaj eurodeputetët shqiptarë.

Ndërsa duke folur për Komitetin e Përbashkët Konsultativ, Rama tha se nuk është fillimi i fundit, por është fundi i fillimit.

“Ndërkohë që e kemi këtë nismë edhe si projekt pilot dëshirojmë që ajo të zgjatet dhe zgjerohet. Sot duke u bazuar në këtë përvojë kaq fantastike dhe në këto rezultate kaq të prekshme për të gjithë, që do të thotë që të dyja palët po buzëqeshin, askush nuk është nervoz, përkundrazi janë shumë të kënaqur me punën që është bërë. Atëhere një kërkesë me shkrim për Presidenten Von der Leyen me 152 kërkesa për të patur mundësi për të qenë pjesë e 152 nismave e drejtimeve të tjera. Kjo duhet të jetë e ardhmja”, tha Rama.

“Mënyra se si e kuptojmë ne është se nuk mund të jetë thjesht një hapësirë apo një periudhë kohore ndërmjet hiçgjësë dhe gjithçkaje. Sepse kur një vend është në procesin e anëtarësimit në BE, me pak fjalë je në zonën e hiçgjësë, por kur je anëtar ke gjithçka. Pra diku në mes të këtyre të dyjave diçka duhet të ndryshojë”, shtoi Kryeministri.

Rama tha se në fakt diçka po ndryshon dhe kjo në sajë të vullnetit të mirë të këtij Komiteti dhe të kësaj ane këtu në Bruksel.

“Për ta kuptuar këtë mund t’ju përsëris që kemi Planin e Rritjes si edhe po bëjmë diskutime të tjera për integrimin gradual në BE. Ajo që po bën Presidenti Röpke dhe ekipi i tij dhe që e ka përkufizuar tashmë në një status të ri që është me pak fjalë anëtarët e vendeve të zgjerimit ose kandidatët, duke qenë pjesë e këtij Komiteti edhe pse nuk jemi vend anëtar, ky është drejtimi në të cilin ne duhet të shkojmë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “ajo që kërkojmë ne është që të bëhemi gjithnjë e më shumë pjesë e këtyre organeve të BE-së, jo për shkak të parave, por për ekspertizën”.

“Kjo gjë për faktin që ne do të kuptojmë më mirë se cila është e ardhmja kur të bëhemi shtet anëtar dhe për këtë nevojë që ne kemi për të fuqizuar lidhjet tona me anën e një pune të vërtetë nga të dyja palët”, tha Rama.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Ambasada shpërndan tekstet mësimore plotësuese të gjuhës shqipe në Greqi

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi do të vazhdojë të qëndrojë pranë mësuesve, nxënësve dhe komunitetit shqiptar.

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasada shpërndan tekstet mësimore plotësuese të gjuhës shqipe në Greqi

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi do të vazhdojë të qëndrojë pranë mësuesve, nxënësve dhe komunitetit shqiptar.