Rama: Vitin tjetër jetësojmë monitorimin me kamera në shkolla

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në përurimin e shkollës “Babë Dudë Karbunara” në Berat edhe tek programi i sigurisë në shkolla, duke theksuar se vitin tjetër shkollat do të jenë nën monitorim të rreptë të kamerave.


Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në përurimin e shkollës “Babë Dudë Karbunara” në Berat edhe tek programi i sigurisë në shkolla, duke theksuar se vitin tjetër shkollat do të jenë nën monitorim të rreptë të kamerave.

Rama theksoi se “siguria është rritur, por mbetet një problem, në formën e shqetësimit për prindin. Normal çdo prind kur nis fëmijën në shkollë qëndron me një farë meraku në tërësi”.

“Në një projekt që po e çojmë përpara dhe do fillojmë jetësojmë vitin e ardhshëm, do të bëjmë një kapërcim epokal në monitorimin e sigurisë së rrugëve, qyteteve, të hapësirave të mëdha publike është përfshirë dhe monitorimi i sigurisë në shkollë, por një monitorim që do të shkojë deri në qelizë. Një monitorim që do i japë mundësi drejtuesve të shkollës, prindërve e fëmijëve të ndihen fare të qetë dhe secili të bëjë detyrën e vet”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “nuk është thjesht një projekt sigurie për fenomenet kriminale apo ndërhyrje nga jashtë, por një projekt sigurie kundër bullizmit, kopjeve apo kundër braktisjes së mësimit, apo kundër kthimit kurrizit të ndonjë mësuesi nga nxënësit”.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Nuk do t’i bëni kurrë shqiptarët armiq të popujve

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Nuk do t’i bëni kurrë shqiptarët armiq të popujve

Kryeministri Edi Rama reagoi sot pas deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei