Përfundon misioni për shuarjen e zjarreve, Vengu falënderon Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile

Avionët rumunë, që prej datës 14 gusht iu bashkuan përpjekjeve të Forcave të Armatosura dhe autoriteteve të tjera lokale për përballimin e situatës së krijuar nga zjarret.


Pas një përpjekjeje intensive prej pesë ditësh, misioni i shuarjes së zjarreve në Shqipëri ka përfunduar me sukses.

Dy avionët ushtarakë rumunë të tipit C-27J Spartan dhe C-130 Hercules, të cilët u angazhuan në këtë mision në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën kundër flakëve që kishin përfshirë disa nga zonat më të rrezikuara të vendit tonë.

Gjatë këtyre ditëve, avionët rumunë kanë kryer dhjetëra fluturime mbi disa nga vatrat më të nxehta të zjarrit, duke ndihmuar në izolimin dhe fikjen e flakëve në parqet kombëtare, zonat e banuara, si dhe në terrenet më të vështira dhe të paarritshme.

Përpjekjet e tyre kanë qenë vendimtare për të ndaluar dëmet e mëtejshme. Gjatë gjithë misionit në Shqipëri, avionët rumunë kryen gjithsej 23 hedhje, duke përdorur një total prej 141,000 litrash uji në zonat e: liqenit të Prespës, malit të Tomorit, në fshatin Nënshetaj, në Orosh të bashkisë Mirditë, në Fushë-Bulqizë dhe në fshatin Arrën, bashkia e Kukësit.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, shprehu mirënjohje të thellë për stafin rumun të angazhuar në këtë operacion të ndërlikuar, duke vlerësuar profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre gjatë gjithë misionit.

Ministri Vengu falënderoi gjithashtu Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile për mbështetjen e pakursyer dhe bashkëpunimin e ngushtë në koordinimin e këtyre përpjekjeve.

“Ky mision ishte një shembull i shkëlqyer i solidaritetit evropian dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në momente kritike. Ndihma e dhënë nga Rumania dhe Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile ka qenë e paçmueshme për menaxhimin e situatës emergjente në vendin tonë,” tha ministri Vengu.

Një falënderim i veçantë i është drejtuar edhe Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, e cila ka luajtur një rol kyç në koordinimin dhe mbështetjen e operacionit në terren, duke bërë të mundur që përpjekjet ndërkombëtare dhe ato vendase të bashkërendohen në mënyrë efikase.

Ambasadori rumun në Shqipëri, Oktavian Serban, i pranishëm në këtë aktivitet, falënderoi Bashkimin Evropian për vendimin që morën për të ndërhyrë, si dhe trupat shqiptare për punën e tyre në luftën me zjarret dhe bashkëpunimin shumë të mirë.

Avionët rumunë, që prej datës 14 gusht iu bashkuan përpjekjeve të Forcave të Armatosura dhe autoriteteve të tjera lokale për përballimin e situatës së krijuar nga zjarret. (ATSH)

Rama në Jordani, pritet me ceremoni të veçantë nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Aman, Jordani, ku është pritur me një ceremoni të veçantë nga mbreti…

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama në Jordani, pritet me ceremoni të veçantë nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Aman, Jordani, ku është pritur me një ceremoni të veçantë nga mbreti…