Spiropali: Eva Buzo ia doli, përshkoi Adriatikun dhe “lidhi” brigjet e Italisë e Shqipërisë

Eva Buzo përfundoi udhëtimin e saj me not prej 92 km, që zgjati 34 orë, nga brigjet e Lecces (San Focca), deri në Gadishullin e Karaburunit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali e cilësoi sot emocionues rekordin e shënuar nga avokatja shqiptare Eva Buzo, e cila përshkoi me not 92 km nga brigjet e Italisë në Vlorë.

“Eva Buzo ia doli: Përshkoi Adriatikun dhe “lidhi” brigjet e Italisë e Shqipërisë”, u shpreh Spiropali, duke vlerësuar arritjen e Buzos.

“92 kilometra në 34 orë, një ushtrim i jashtëzakonshëm që dëshmoi fuqinë fizike dhe psikologjike, guximin, kurajon dhe vendosmërinë e shqiptares që na emocionoi të gjithëve”, u shpreh Spiropali.

Eva Buzo përfundoi udhëtimin e saj me not prej 92 km, që zgjati 34 orë, nga brigjet e Lecces (San Focca), deri në Gadishullin e Karaburunit, ku dhe ka prekur tokën shqiptare në afërsi të Kepit të Gjuhëzës. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Koçiu: 26 përfitues nga Paketa e Maleve në Gjinar, hapi drejt një kapitulli të ri për turizmin

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vlerësuar potencialin turistik dhe ekonomik të Gjinarit (Elbasan), duke theksuar se Paketa e Maleve përbën një…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koçiu: 26 përfitues nga Paketa e Maleve në Gjinar, hapi drejt një kapitulli të ri për turizmin

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka vlerësuar potencialin turistik dhe ekonomik të Gjinarit (Elbasan), duke theksuar se Paketa e Maleve përbën një…