Certifikohen 55 udhërrëfyes të rinj, Kumbaro: Një armatë e re profesionesh në tregun e turizmit

55 udhërrëfyes të rinj turistikë të certifikuar së fundi nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit iu bashkuan listës prej rreth 600 të certifikuarish që ushtrojnë profesionin e guidave lokale e kombëtarë.

55 udhërrëfyes të rinj turistikë të certifikuar së fundi nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit iu bashkuan listës prej rreth 600 të certifikuarish që ushtrojnë profesionin e guidave lokale e kombëtarë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përmes një videomesazhi, u shpreh se këto certifikime janë tregues i rritjes së punësimeve në profesionit e turizmit, i lidhur me kërkesat që ka tregu.

“Nënshkrova 55 certifikata udhërrëfyesish të rinj, që i shtohen grupit prej 600 udhërrëfyesish të të gjitha llojeve, gjuhëve, aftësive të ndryshme që nga rafting deri tek ngjitjet në mal dhe jo vetëm, një armate udhërrëfyesish që deri pak vite më parë numëroheshin me gishtat e dorës. Është një lajm që dua ta ndaj me ju sepse kjo tregon se si po shtohen punësimet në këtë që sot e quajmë industria e turizmit ku janë një seri profesionesh zinxhir që i shërbejnë një tabloje të tërë të asaj që ne e quajmë Shqipëria turistike”, u shpreh Kumbaro.

Ajo falenderoi stafin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit që ka punuar për përgatitjen e dokumentacionit.

“Por sidomos dua të falënderoj këta të rinj e të reja që besojnë tek ky treg i ri punësimi, që nuk është vetëm një punë, por një kontribut për Shqipërinë sepse përmes aftësive të këtyre të rinjve, ne prezantojmë Shqipërinë turistike, që nga trashëgimia natyrore, tek natyra, por edhe shërbimet dhe ofertat turistike kaq të shumta sot. Kjo tregon që ka kërkesë, kjo tregon që ka treg dhe të ardhme”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Kumbaro theksoi se profesioni i udhërrëfyesit, përtej prezantimit të bukurive natyrore e trashëgimive kulturore të vendit, është i rëndësishëm për të ofruar turizëm të sigurt në terrenet me nivele të caktuara vështirësie, ku shoqërimi nga guidat profesioniste është i domosdoshëm. (ATSH)

Gogu: Drejtësia nuk certifikohet me një vendim, por provohet çdo ditë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka vënë në qendër të reflektimit të tij të fundit raportin mes pavarësisë së drejtësisë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Drejtësia nuk certifikohet me një vendim, por provohet çdo ditë

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka vënë në qendër të reflektimit të tij të fundit raportin mes pavarësisë së drejtësisë…