Nënshkruhet marrëveshja mbi përmirësimin e funksioneve parlamentare dhe proceseve zgjedhore

Kuvendi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Qeveria e Zvicrës nënshkruan sot marrëveshjen mbi përmirësimin e funksioneve parlamentare dhe proceseve zgjedhore.


Kuvendi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Qeveria e Zvicrës nënshkruan sot marrëveshjen mbi përmirësimin e funksioneve parlamentare dhe proceseve zgjedhore.

Marrëveshja për programin “Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar” u nënshkrua në kryesinë e Kuvendit nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi dhe Ambasadorja e Zvicrës, Ruth Huber.

Kjo marrëveshje trepalëshe midis Kuvendit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Qeverisë së Zvicrës do të mbështesë me asistencë teknike përmirësimin e funksioneve përfaqësuese, ligjbërëse dhe mbikëqyrëse të Kuvendit si dhe administrimin dhe transparencën në proceset zgjedhore.

“Marrëveshja synon përmirësimin e funksionit përfaqësues, legjislativ dhe kontrollues të Kuvendit, nëpërmjet përmirësimit të procesit zgjedhor, realizimit të një procesi ligjbërjeje të bazuar në të dhëna, forcimit të bashkëpunimit me institucionet e pavarura dhe kontributit aktiv të shoqërisë civile në këto procese. Zbatimi i projektit do të kontribuojë në rritjen e përgjegjshmërisë, llogaridhënies, produktivitetit dhe transparencës së veprimtarive të Kuvendit të Shqipërisë. Suksesi i zbatimit të projektit PACEP na solli në këtë fazë të dytë, e cila kam besim se do të jetë po aq e suksesshme sa edhe e para”, theksoi Nikolla.

Ambasadorja Huber u shpreh se “e shohim rolin e Parlamentit si thelbësor për demokracinë në Shqipëri”.

“Parlamenti është pjesë kyçe e sistemit të kontrolleve dhe balancave në vend. Dhe ai ka nevojë të mprehë dhe të përmirësojë tre funksionet kryesore: përfaqësimin e popullit, ligjbërjen e mirë, dhe mbikëqyrjen e qeverisë. Me marrëveshjen e sotme ne i hapim rrugë fillimit të një metode më përmbledhëse të mbikëqyrjes dhe kontrolleve e balancave, duke theksuar punën e institucioneve të pavarura dhe shoqërisë civile”, shtoi Ambasadorja Huber.

Ndërsa Celibashi theksoi se “PACEP 2, është një dëshmi e angazhimit tonë të përbashkët për të forcuar demokracinë dhe për të garantuar transparencë dhe besueshmëri në proceset zgjedhore”.

“Falë mbështetjes dhe përkushtimit të Qeverisë Zvicerane, ne do të kemi mundësinë të integrojmë teknologji të avancuara që do të na ndihmojnë në përmirësimin e menaxhimit të zgjedhjeve, duke rritur efikasitetin dhe duke minimizuar gabimet. Kjo mbështetje është një vlerë e shtuar për proceset tona zgjedhore dhe do të shërbejë si një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërkombëtar mes Kuvendit, KQZ dhe Qeverisë së Zvicrës”, u shpreh Celibashi.

Sipas marrëveshjes, qeveria zvicerane përkushton 9.5 milion franga zvicerane për periudhën deri në 2028 për të realizuar këtë projekt mbështetës. Disa nga rezultatet e pritshme kanë të bëjnë me kuadrin ligjor të zgjedhjeve, me proceset e ligjbërjes, me rritjen e rolit mbikëqyrës të Parlamentit, me administrimin e zgjedhjeve si dhe rritjen e transparencës së proceseve zgjedhore.

Një nga shembujt e punës së nisur gjatë fazës së mëparshme është edhe përdorimi i teknologjisë novatore dhe digjitalizimit në procesin e ligjbërjes. Kjo formë asistence ka nisur nga OSBE dhe do të konsolidohet më tej gjatë kësaj faze.

Partnerët zbatues të projektit janë OSBE, Instituti Demokratik Kombëtar (NDI) dhe Global Governance Partnership (GBG).

(Marrë nga ATSH)

Spahiu: Bonus mujor për fëmijët deri në 5 vjeç, 480 milionë lekë për zgjerimin e shërbimeve sociale në territor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, bëri të ditur se në projektbuxhetin e vitit 2027 janë parashikuar 50…

Global 360

Herzog mandaton Gadi Eisenkot për formimin e qeverisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, pritet t’i japë politikanit të opozitës, Gadi Eisenkot, mandatin për formimin e qeverisë së re

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spahiu: Bonus mujor për fëmijët deri në 5 vjeç, 480 milionë lekë për zgjerimin e shërbimeve sociale në territor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, bëri të ditur se në projektbuxhetin e vitit 2027 janë parashikuar 50…