Celibashi: Pilotim me sukses i votimit dhe numërimit elektronik në 3 bashki gjatë 2023-shit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi paraqiti në Kuvend raportin për veprimtarinë vjetore 2023 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi paraqiti sot në Kuvend raportin për veprimtarinë vjetore 2023 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Celibashi u shpreh në fjalën e tij në seancë plenare se, zgjedhjet për organet e vetëqeverisjes vendore të datës 14 maj si dhe zgjedhjet e pjesshme për kryetar të bashkisë Kukës të mbajtura më 24 shtator ishin kryefjala e aktiviteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2023.

“Viti 2023 do të shënonte pilotimin me sukses të votimit dhe numërimit elektronik në 3 bashki të vendit. Ky vit do të shënonte njëkohësisht edhe fillimin e procesit të digjitalizimit të disa proceseve të punës së KQZ-së, të cilat synojnë përmirësimin dhe rritjen e eficencës së administrimit zgjedhor”, theksoi Celibashi.

“Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 14 maji Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, ka miratuar 852 (tetëqind e pesëdhjetë e dy) akte nënligjore nga të cilat 825 (tetëqind e njëzet e pesë) janë vendime, 5 (pesë) udhëzime dhe 22 (njëzet e dy) urdhra”, u shpreh Celibashi.

Gjithashtu, shtoi ai, “KSHZ, në bashkëushtrim të kompetencave me Nënkomisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, ka miratuar në total 16 akte nënligjore, nga të cilat 6 vendime dhe 10 urdhra”.

“Komisioni Rregullator ka miratuar 33 vendime. Procesi i miratimit të akteve nënligjore është paraprirë nga një konsultim i gjerë me parti politike, organizata të shoqërisë civile dhe aktorë të tjerë të lidhur me procesin zgjedhor. Shqyrtimi dhe miratimi i tyre është bërë në seanca publike me pjesmarrje të palëve të interesuara dhe medias. Akte e miratuara janë publikuar në faqen zyrtare elektronike të KQZ-së, brenda 24 orëve nga miratimi i tyre”, tha më tej Celibashi.

Ai shtoi se, buxheti i alokuar ka qenë 1.8 miliardë lekë nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për përballimin e kostos së zgjedhjeve, dhe 800 milion lekë nga fondi rezervë i Këshillit të Ministravepër realizimin e votimit elektronik.

KQZ rekrutoi 352 punonjës shtesë me kohë të pjesëshme, tha Celibashi.

Sa i përket listës së zgjedhësve, Celibashi u shpreh se, “KQZ-ja mbikëqyri drejtpërdrejt veprimet në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile për hartimin e listave të zgjedhësve nëpërmjet dy auditëve teknicienë. Sipas konkluzioneve të auditeve teknicienë: Ekstraktet janë gjeneruar brenda afateve ligjore. Të gjitha Zyrat e Gjendjes Civile, kishin printuar listat e zgjedhësve. Pasqyrimi në web i listës së zgjedhësve u realizua në bashkëpunim me DPGJC dhe platformën “e-albania””.

Ndërkohë, shtoi ai, “pati pretendime nga parti të opozitës në lidhje me të ashtuquajturën “zhvendosje” të qendrës së votimit për një numër të konsiderueshëm zgjedhësish. Vazhdojmë të kemi probleme me procesin e njoftimit derë më derë të zgjedhësve nga drejtuesit e organeve tëqeverisjes vendore”.

Sa i përket veprimtarisë së institucioneve publike, Celibashi theksoi se, “në ndërfaqen e raportimeve janë të regjistruara 716 institucione publike, 361 më shumë se institucionet e regjistruara për për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021”.

Ai shtoi se, kanë kryer raportime 147 institucione publike. Numri total i raportimeve është 3811.

“Janë ndaluar me vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për shkelje të afatit të raportimit dhe/ose pjesëmarrje të përfaqësuesve politikë 37 veprimtari publike”, tha ai.

Sa i përket shqyrtimit të denoncimeve, Celibashi tha se, “janë vendosur 64 sanksione administrative për 60 funksionarë, nga të cilët 1 ministër, 27 kryetarë bashkie, 24 persona përgjegjës për raportimin e veprimtarive publike, 5 sekretarë të përgjithshëm, si dhe 1 drejtues agjencie shtetërore, 3 drejtues shkollash dhe 1 drejtues qendre kulturore. Gjithashtu, janë marrë masa administrative për 4 media audiovizive”.

(Marrë nga ATSH)

Gonxhja: Falë ndërhyrjes së shpejtë u mbrojt Parku Arkeologjik i Bylisit nga zjarri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shprehu mirënjohje për të gjitha strukturat shtetërore dhe emergjencat civile që u…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadori Dredha në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës “Alba Health” në Zyrih

Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha , mori pjesë në ceremoninë zyrtare të themelimit të shoqatës "Alba Health" në…