“Kryeqytet i Turizmit”, Sako: Presim 1.5 milionë turistë, angazhim maksimal

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, tha sot se Durrësi në vitin 2023 ka pritur 1 milion turistë/


Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, tha sot se Durrësi në vitin 2023 ka pritur 1 milion turistë, dhe këtë vit pritet që qytetin bregdetar ta vizitojnë rreth 1.5 milionë turistë, duke u shndërruar në kryeqytetin e turizmit.

Në fjalën e saj, në aktivitetin e organizuar në kuadër të hapjes së sezonit turistik bashkë me 300 mjekët dhe infermierët të cilët do të jenë pranë 34 Qendrave Shëndetësore Verore në të gjithë vendin, Sako tha se bashkia e Durrësit ka marrë të gjithat masat dhe është e angazhuar maksimalisht për të ofruar një sezon turistik sa më të mirë për pushuesit.

“Kur flasim për turizëm, Durrësi është ‘kryeqyteti i turizmit’ në kuptimin e parë të fjalës. Vetëm vitin e shkuar kemi pritur mbi 1 milion vizitorë dhe turistë që zgjodhën Durrësin për të qëndruar për të bërë pushimet e tyre. Dhe sigurisht që këtë vit presim që ky numër të jetë në rritje, deri në 1.5 milionë, një impenjim i madh për të gjithë strukturat tona lokale, për bashkinë e Durrësit, për ndërmarrje të cilat janë në terren prej muajsh për të bërë detyrat kryesore të përgatitjes për sezonin turistik”, tha Sako.

Kryebashkiakja Sako, vlerësoi fillimisht si tejet pozitiv bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa rreshtoi dhe disa nga investimet e realizuara dhe që vijojnë ende të marrin jetë në fushën e shëndetësisë në territorin e bashkisë Durrës.

“Dhe spitali i Durrësit, dhe qendrat shëndetësore kanë një angazhim maksimal në këtë periudhë. I kemi dhënë një rëndësi të veçantë dhe rehabilitimit të qendrave tona shëndetësore. Vetëm vitin e shkuar u mbaruan 4 të tilla. Këtë vit u hap e re ajo e Hamallajt, janë në proces edhe të tjera. Falenderoj ministren për buxhetimin dhe prioritetin që i ka dhënë Durrësit për nevojën që ka dhe ky qytet për sezonin turistik. Do të bëjmë të mundur të vijojmë punën tonë, të angazhuar maksimalisht. Të angazhuar maksimalisht për të dhënë një shërbim dhe për të ofruar një sezon turistik sa më të mirë për pushuesit që zgjedhin Durrësit për sezonin turistik”, tha Sako në fjalën e saj.

Në 34 Qendrat Shëndetësore Verore janë angazhuar 300 mjekë dhe infermierë. Qendrat shëndetësore janë në zonat kryesore turistike nga Thethi, deri në Sarandë. Qendrat Shëndetësore Verore janë të hapura 24 orë, 7 ditë të javës.

(Marrë nga ATSH)

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Miratohet reforma zgjedhore, voton diaspora

Kuvendi i Shqipërisë miratoi mbrëmjen e sotme me 106 vota pro draftin e i dakordësuar PS-PD për ndryshimet në Kodin…