Denaj: Bashkëpunimi rajonal forcon ekonominë rurale dhe rrit sigurinë ushqimore për konsumatorët

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci, kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, vizituan Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë, Teknologjive, Ushqimit dhe Përpunimit “Ditët e bujqësisë 2024”, që u çel sot në qytetin e Lushnjës


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci, kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, vizituan Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë, Teknologjive, Ushqimit dhe Përpunimit “Ditët e bujqësisë 2024”, që u çel sot në qytetin e Lushnjës.

Nxitja e bashkëpunimeve të reja në bujqësi, rrjetëzimi i fermerëve dhe ekspertëve të sektorit me marka ndërkombëtare dhe me aktorët kryesorë të cilët ndikojnë zhvillimin e sektorit, ishin disa nga pikat që u theksuan në këtë aktivitet.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, u shpreh se panairi “Ditët e Bujqësisë”, në këtë edicion bën bashkë mbi 90 biznese bujqësore e prodhues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Italia, Spanja, Zvicra, Gjermania dhe më gjerë.

“Një bashkëpunim rajonal, por njëkohësisht për të kuptuar që mes nesh marrëdhëniet e vendeve dhe komunikimi i bizneseve është i rëndësishëm për ne si politikbërës për të operacionalizuar jetën e tyre pa barriera, pa vështirësi dhe pa burokraci”, u shpreh ministrja Denaj.

Sipas Ministres, eksportet në Shqipëri kanë njohur rritje nga viti në vit.

“Unë jam shumë e lumtur që për këtë 3-mujor të parë të vitit 2024 në krahasim me 2023-shin, kemi një rritje me 11.6% dhe besoj që ky trend do të vijojë. Ne nuk mund ta mendojmë ofertën ushqimore vetëm të nxitur nga eksportet. Sot oferta ushqimore për konsumin e brendshëm e tejkalon presionin për eksporte me gati 1.5 herë, pasi jo vetëm numri i turistëve ka ardhur eksponencialisht në rritje dhe këtë vit parashikohet që të jetë 14 milionë turistë për Shqipërinë, por edhe vetë konsumi i brendshëm shqiptar bën një presion për të prodhuar”, tha Denaj në fjalën e saj.

Sipas Denaj, detyra jonë si Ministri e Bujqësisë, dhe e gjithë vendeve të rajonit është që të ofrojmë politika se si kjo siguri ushqimore të jetë e qëndrueshme, e zhvilluar dhe me kosto optimale.

“Mbi të gjitha dëshirojmë që të gjithë të ushqehen shëndetshëm, por njëkohësisht të përballen me sfidat që ndryshimet klimatike na ofrojnë dhe do të jenë gjithnjë e më të vështira në të ardhmen”, tha Denaj, duke iu referuar raportit të Bankës Botërore, i cili parashikon në vitin 2100 mund të jemi përpara një sfide shumë më të rëndësishme se sa siguria e sotme ushqimore, ku gati 40% e ushqimit mund të jetë e munguar, prandaj çdo hektar tokë e rajonit tonë është i çmuar dhe prandaj bashkëpunimi është i vyer.

Sigurisht që ministria jonë dhe shumë ministri të vendeve të rajonit, shtoi Denaj, fokusin nuk e kanë vetëm tek prodhimi në zinxhirin ushqimor, por tek ndërlidhja në atë që është zinxhir vlerash me sektorët e tjerë.

Ministrja Denaj vlerësoi rolin e partnerëve si SVG, BERZH, GIZ, Risi Albania.

Në stendën e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural u prezantuan 14 prodhues të vajit të ullirit, mjaltit, bimëve mjekësore dhe fruta-perimeve.

Lexo më shumë nga

Jaupaj sjell shembullin e “1998 Studio” në Shkodër: Ripërdorimi i materialeve, model i ekonomisë qarkulluese

Ekonomia qarkulluese po gjen zbatim edhe përmes sipërmarrjeve të reja që synojnë ripërdorimin e materialeve dhe reduktimin e mbetjeve, ndërsa…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Jaupaj sjell shembullin e “1998 Studio” në Shkodër: Ripërdorimi i materialeve, model i ekonomisë qarkulluese

Ekonomia qarkulluese po gjen zbatim edhe përmes sipërmarrjeve të reja që synojnë ripërdorimin e materialeve dhe reduktimin e mbetjeve, ndërsa…