Rama: Shqipëria vlerësohet me çmim për ofrimin e shërbimeve elektronike

Shqipëria është vlerësuar me çmim për ofrimin e shërbimeve elektronike në Forumin Rajonal për Mbrojtjen Shoqërore për Europën, që po zhvillohet në Porto të Portugalisë.


Shqipëria është vlerësuar me çmim për ofrimin e shërbimeve elektronike në Forumin Rajonal për Mbrojtjen Shoqërore për Europën, që po zhvillohet në Porto të Portugalisë.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili ndau në rrjetet sociale momente nga dorëzimi i këtij çmimi.

Rama bëri të ditur se programi për mbrojtjen e veçantë, për gratë e papuna me tre apo më shumë fëmijë të mitur, për të cilat shteti mbulon kontributet e sigurimeve shoqërore u vlerësua me çmimin “Certifikatë e Meritës me Përmendje të Veçantë” nga Komisioni Teknik i ISSA-s dhe Juria e pavarur ndërkombëtare e Konkursit “ISSA Good Practice Award Europe 2024”.

Po ashtu, Instituti i Sigurimeve Shoqërore që po merr pjesë në këtë aktivitet u vlerësua gjithashtu edhe me “Certifikata Merite” për 3 praktika: digjitalizimi i arkivës së sigurimeve shoqërore; përmirësimi i përfitimeve të sigurimeve shoqërore nëpërmjet raporteve elektronike mjekësore (e-Raporte); si edhe për të gjitha shërbimet e tjera të ofruara online.

Kryeministri theksoi se Shqipëria u dallua me shërbimet e saj mes 26 shteteve dhe 119 praktikave të tjera të prezantuara gjatë këtij konkursi, ku vlerësohen institucionet novatore dhe që kanë në fokus përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve

Lexo më shumë nga

Hasani takim me homologen belge: Forcim i dialogut politik

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot në Bruksel një takim me homologen belge, Hadja Lahbib.

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Hasani takim me homologen belge: Forcim i dialogut politik

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot në Bruksel një takim me homologen belge, Hadja Lahbib.