Konferenca e Investimeve, Kumbaro: Turizmi, 4.2 miliardë euro të ardhura në vitin 2023

“Konferenca e Investimeve në Turizëm dhe Zhvillimin Ekonomik të Europës dhe Shqipërisë”


Nisi sot, në ditën e dytë të mbledhjes së Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit, “Konferenca e Investimeve në Turizëm dhe Zhvillimin Ekonomik të Europës dhe Shqipërisë” me fokus nxitjen e investimeve dhe rastin e historive të suksesit e perspektivat e të ardhmes në Shqipëri me pjesëmarrjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe, ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor Arbian Mazniku dhe minisitra e përfaqësues të industrisë së turizmit nga gjithë Evropa.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro përshëndeti nisjen e kësaj konference dhe u shpreh se Shqipëria ka hyrë në erën e investimeve në turizëm me qasjen e panegociueshme të zhvillimit të qëndrueshëm.

“Shqipëria ka hyrë në erën e industrisë së turizmit por edhe për Europën që “Investimet në Turizëm dhe Zhvillimi Ekonomik në Europë” e qas sot përmes zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit si një kusht të panegociueshëm për të të ardhmen”, u shpreh Kumbaro.

Më tej ministrja Kumbaro u ndal tek shifrat, të dhënat dhe lehtësitë fiskale që krijojnë një mjedis atraktiv për të investuar në Shqipëri.

“Kam parasysh publikimin më të fundit nga agjencia “Standard & Poors” e cila ka përmirësuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “B+”, duke theksuar përmirësimin e pozicionit fiskal të vendit. Shqipëria sot po nis të korrë frytet e një pune të nisur vite më parë, me kuadrin ligjor që përgatitëm duke lehtësuar nga barrat fiskale investimet në turizëm, ku për të gjitha hotelet, nga ato më të voglat, nga bujtinat e agroturizmet e deri tek strukturat më elitare, duke ulur TVSH-në në 6% nga 20% që është për bizneset e tjera; E meqë jemi në një konferencë investimesh, turizmi nuk është thjesht çështje e numrit të vizitorëve, por është mbi të gjitha një çështje të ardhurash dhe tashmë ky sektor është bërë një industri, e këtë mund ta themi. Kjo matet edhe me të ardhurat që erdhën në ekonominë shqiptare”, tha Kumbaro

“Plot 4.2 miliardë euro të ardhura nga ekonomia e turizmit në ekonominë shqiptare për vitin 2023 – 2,8 miliard ishte kjo shifër për vitin 2022. Është para që ushqen të gjithë zinxhirin e biznesit në vend”, u shpreh Kumbaro.

Në fund të fjalës së saj, Kumbaro falënderoi Organizatën Botërore të Turizmit, një produkt konkret nga ky bashkëpunim shumë i ngushtë me partnerët e UNWTO, duke krijuar për herë të parë një udhëzues për investimet në sektorin e turizmit në Shqipëri.

30% të tatimit mbi fitimin, Gonxhja: Projektligji i sponsorizimeve në sport e kulturë, partneritet mes shtetit dhe biznesit

Bizneset që sponsorizojnë aktivitete në sport, kulturë dhe art do të mund të përfitojnë lehtësi fiskale deri në 30% të…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

30% të tatimit mbi fitimin, Gonxhja: Projektligji i sponsorizimeve në sport e kulturë, partneritet mes shtetit dhe biznesit

Bizneset që sponsorizojnë aktivitete në sport, kulturë dhe art do të mund të përfitojnë lehtësi fiskale deri në 30% të…