Kosovë-Shqipëri, forcim i bashkëpunimit ndërinstitucional për sigurinë ushqimore

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim me delegacionin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës, kryesuar nga drejtori Bekim Hoxha


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi sot një takim me delegacionin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të Kosovës, kryesuar nga drejtori Bekim Hoxha.

Denaj bëri të ditur se, delegacioni nga Kosova është nisur posaçërisht nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në reagim të shpejtë të sigurisë dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional mes dy vendeve tona.

“Zero tolerancë ndaj shkeljes së ligjit, informalitetit dhe cenimit të standardeve të sigurisë ushqimore. Vëmendje të shtuar për luftimin e çdo praktike abuzuese për konsumatorët e të dy vendeve”, tha Denaj.

“Kemi ngritur grupet e punës për të adresuar çdo sfidë mbi çështjet e importeve dhe eksporteve të produkteve ushqimore si dhe shkëmbimin e informacionit në kohë reale të fokusuar kryesisht mbi problematikat e përbashkëta Shqipëri-Kosovë dhe anasjelltas”, tha ajo.

Lexo më shumë nga

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…