Rama: nevojitet një dialog me sipërmarrjen për nevojën e formimit profesional të të rinjve

Konferenca Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, nevojitet një dialog me sipërmarrjen për nevojën e formimit profesional të të rinjve.

Në fjalën e tij në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional, Rama u shpreh se, “arsimi profesional dhe nevoja për krah të kualifikuar pune e ka bërë 2024-ën dhe patjetër ka shenjuar këtë dekadë si dekadën e një lufte, e cila ka nisur dhe intensiteti i të cilës po rritet progresivisht në të gjithë Evropën”.

“Është një luftë për të përballuar pasojat e rënies dramatike demografike të Evropës, e cila na vë ne dhe vendet si ne këtu në Evropë, përballë një sfide të dyfishtë, nga njëra anë rritjes së aftësive profesionale të të rinjve tanë për t’iu përgjigjur nevojave të një tregu pune gjithmonë më kërkues për krah të kualifikuar dhe nga ana tjetër, përballimi i presionit gjithmonë e më të fortë të vendeve të pasura dhe të mëdha të Evropës për ta thithur këtë krah të kualifikuar pune”, tha Rama.

“Sot kushtet për të pasur një debat të hapur për arsimin profesional dhe për të krijuar një sens të përbashkët vlerësimi të domosdoshmërisë të mbështetjes së kualifikimit të mëtejshëm profesional të të rinjve janë shumë më të favorshme, për faktin se sipërmarrja ka filluar ta ndjejë lagështirën dhe ka filluar ta shohë me sytë e vet, në të përditshmen e saj, kundërshtinë gjithmonë e më të mprehtë midis ambicies, nevojës dhe mundësive të saj për t’u rritur dhe nga ana tjetër, mungesës gjithmonë e më alarmante të kapaciteteve njerëzore, të kapitalit njerëzor”, shtoi Rama.

Rama nënvizoi se, “fatmirësisht kjo ka filluar të reflektohet në mënyrë të ndjeshme në rritjen e pagave, që është patjetër “A”-ja, pa të cilën i gjithë alfabeti është i mangët dhe në formësimin e një vetëdijeje që kapitali njerëzor i një ndërmarrjeje, i një sipërmarrjeje, i një biznesi nuk është i fundit siç është trajtuar nga sipërmarrja për vite të tëra, por është i pari dhe një ndarje më e drejtë e fitimit me vetë punonjësit, nuk është çështje zemërgjerësie, por është çështje domosdoshmërie”.

“Në këto kushte, është mundësia për të ndërtuar një dialog të strukturuar me sipërmarrjen, posaçërisht me biznesin e madh për nevojën e kontributit të drejtpërdrejtë të kompanive në rritjen e kapaciteteve të shtetit, të vendit, për të formuar të rinjtë me zanatet dhe aftësitë e nevojshme për tregun, në mënyrë që tregu të mos krijojë vende të lira pune, të cilat mbeten bosh, jo më për shkak të kapaciteteve paguese të sipërmarrjes, por për shkak të mungesës së aftësive për punë të caktuara”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

Rama: Linjë kredie me interes minimal 2% për NVM-të

Kryeministri Edi Rama informoi sot se për ndërmarrjet e vogla e të mesme do të vihet në dispozicion një linjë…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Linjë kredie me interes minimal 2% për NVM-të

Kryeministri Edi Rama informoi sot se për ndërmarrjet e vogla e të mesme do të vihet në dispozicion një linjë…