Dhëndri i Trump investime në Shqipëri/ Rama: Sazani, një projekt ambicioz në turizëm

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë PS-së foli në lidhje me projektin e Jared Kushner


Nga Rajmonda Basha

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë PS-së në Durrës, ka folur në lidhje me projektin e Jared Kushner, dhëndrit të Donald Trump për të ndërtuar në ishullin e Sazanit.

“Këto ditë, dhëndri i presidentit Trump shpalli publikisht ambicien për të investuar për dy projekte të rëndësishme në Shqipëri. Sot flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit, në kurorën e turizmit. S’ka qenë e mbrojtur kurrë përveçse nga ushtarët e Enver Hoxhës. Zbulojnë me rregull 3 si doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura”.

Sipas tij, “balta e hedhur mbi ata që vijnë nga jashtë kufirit të Shqipërisë për të kontribuar, e bëjnë Shqipërinë të duket qesharake”.

“Është forma më prestigjioze e hotelerisë në botë. Ka ndërtuar një dyzinë strukturash në zonat përrallore të UNESCO-s. Shqipëria nuk është një slogan, kampione e turizmit, por një projekt gjeopolitik që formësohet më përmes konkrete që krijojnë mundësinë për këtë zhvillim historik. Sa për zonat e mbrojtura e dimë shumë mirë se kush e shëmtoi dhe mbuloi me plehra trupin magjepsës të Shqipërisë. Qëllimi jonë strategjik nuk është fshehur. Sot Melia Grup ka firmosur 18 kontrata për projekte në sektorin e turizmit”.

Një ditë më parë, Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump përmes një postimi në llogarinë X – dikur Twitter ka ndarë pamje nga projektet e “zhvillimit që kemi krijuar për bregdetin shqiptar dhe qendrën e Beogradit”.

Ky postim erdhi pas publikimit të artikullit nga “The New York Times”, në lidhje me marrëveshjet për investime në Shqipëri dhe Serbi.

Çfarë tha Rama në Asamble?

Ashtu siç ishte paralajmëruar, ka nisur mbledhja e Asamblesë Kombëtare e Partisë Socialiste.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij hapëse ka bërë me dije se sot në regjistrin digjital numërohen 29 mijë e 225 anëtarësime të reja.

“Shifra është domethënëse për në të gjithë. Tregon rritje të forcës tonë politike, shtrirje nga qendra deri në skaje të çdo bashkie”.

Më tej ai shtoi se, “duam 50 mijë anëtarë të rinj deri në qershorin e këtij viti. Domethënë edhe 20 mijë e pak që u shtohen këtyre që janë shtuar deri tani. E keni vënë re se sa me shumë lehtësi janë tejkaluar objektivat, pasi s’kemi pritur që njerëzit të vijnë te ne, por kemi shkuar ne te ata. Do të rishikojmë përbërjen e çdo organizate socialiste”.

Rama nuk la pa përmendur dhe dakordësinë mes mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore dhe rikthimin e normalitetit në Kuvend.

“Më vjen mirë që Kuvendi nuk do jetë më çmendina e muajve të fundit. Mbase rikthimi i fjalës do të riktheje hapësirat për të komunikuar. Shumica jonë kuvendorë duhet të vendosë një draft rezolutë për sfidat në anëtarësimit në BE dhe reformat e masave të mëtejshme që Shqipëria duhet të marrë pa humbur kohë”.

Kreu i qeverisë theksoi se bisedimet për anëtarësim nuk janë “thjesht të qeverisë por të të trejave institucioneve në Shqipëri”.

“Zhvillimi i fundit për rikthimin e parlamentit në normalitet, duhet të shkojë në drejtimin e duhur për Shqipërinë në përballjen e saj si shtet me sfida kombëtare të procesit të anëtarësimit”.

Ndër të tjera, Rama i ka quajtur broçkulla, akuzat e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, se “PS po bën ‘pazar me non gratën’, Sali Berishën”.

“U fol këto ditë për pazare dhe marrëveshje me non gratën, apo për trembje të socialistëve nga SPAK-u, të gjitha janë broçkulla që tregojnë sesa të vështirë e kanë një pjesë e bashkësisë sonë kombëtare, të kuptojë se PS e kësaj gjenerate po shkruan një kapitull të ri në historinë e marrëdhënieve të pushtetit politik me drejtësinë. Nëse nuk do donim drejtësi, do i kishim bërë të gjitha pazaret për ta ndaluar. Thonë e bëri SHBA, por e bëri PS, ishte në program që kur ishim në opozitë”, tha Rama.

Marrë nga Albanian Post

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.