Denaj në Mal të Zi: Interes i lartë për produktet cilësore “Made in Albania”

Gjatë vizitës që po zhvillon sot në Malin e Zi, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndoqi nga afër modele suksesi të bizneseve malazeze


Gjatë vizitës që po zhvillon sot në Malin e Zi, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndoqi nga afër modele suksesi të bizneseve malazeze në pulari, agropërpunim dhe në prodhimin e verës.

Denaj u shpreh në një postim në rrjetet sociale se, këto sipërmarrje bashkëpunojnë ngushtësisht me bizneset shqiptare për të siguruar ushqimin për shpendët dhe frutat e perimet, që më pas i përpunojnë në fabrikat e tyre.

Denaj nënvizoi se, interesi i lartë për produktet cilësore “Made in Albania” do të çojë përpara zgjerimin e bashkëpunimit me biznese të tjera malazeze, për t’i furnizuar ata me nevojat për lëndë të parë nga kompanitë shqiptare në fushën e bujqësisë. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…

Global 360

Kurti: Udhëheqja e re e Serbisë ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 120 shtete

Kryeministri Albin Kurti tha se udhëheqja e re e Serbisë duhet ta njohë realitetin e shekullit XXI se Kosova është…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në pritjen e organizuar nga Macron në Pallatin Élysée

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga mbërritja në pritjen e organizuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin…