Koçiu: Ndërhyrje e suksesshme e kompleksitetit të lartë në Spitalin Rajonal Memorial Fier

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shprehu mirënjohje ekipit të mjekëve kirurgë në Spitalin Memorial


Një ndërhyrje e kompleksitetit të lartë është realizuar me sukses nga personeli i Shërbimit të Kirurgjisë Urologjike në Spitalin Rajonal Memorial Fier, tek një pacient 74-vjeçar nga Fieri.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur se falë bashkëpunimit të shërbimit ambulator, të shërbimit të imazherisë së avancuar dhe të shërbimit të urologjisë u realizua në kohë diagnostikimi i rastit dhe realizimi i ndërhyrjes së vështirë nefrektomi totale.

“Kjo është një procedurë kirurgjikale e cila kryhet në rastet kur pacienti ka nevojë për një heqje totale të veshkës. Pacienti gëzon shëndet të mire”, informoi ministrja.

Ajo u shprehu mirënjohje ekipit të mjekëve kirurgë në Spitalin Memorial, dr. Mehmet Karadayi, dr. Gunhan Can, dr. Mario Shehu si dhe personelit infermieror që asistuan gjatë ndërhyrjes urologjike, Xhesi Hoxha, Aulona Muçaj dhe Denisa Paja.

Javët Kulturore Ndërkombëtare, Shqipëria sofra e manifestimeve ndërkulturore dhe diversitetit!

Javët Kulturore Ndërkombëtare një mision kaq fisnik dhe eksperiencë vëllazërimi mes kulturave dhe traditave

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shqipëria në NATO, një histori suksesi!

Fjala e mbajtur në Konferencën me rastin e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Javët Kulturore Ndërkombëtare, Shqipëria sofra e manifestimeve ndërkulturore dhe diversitetit!

Javët Kulturore Ndërkombëtare një mision kaq fisnik dhe eksperiencë vëllazërimi mes kulturave dhe traditave