Dilema!

Çdo kohë ka lojtarin e vet dhe emocionet qe t’i jep futbolli, t’i jep vetëm dashuria….


Nga Ilirjan Kristo

Futbolli per mua eshte Dashuria e pare dhe e fundit besoj dhe gjithmone ka qene nje Dileme e madhe: Kush eshte Lojtari me i madh ne Histori?

– Personalisht mbaj Maradonen dhe gjithmone kam thene qe Pele dhe Maradona jane nje shkalle me lart se te tjeret dhe Krojfi eshte lojtari me i madh europian .

– Mbreme pashe nje program per Pelen dhe u kenaqa shume sepse me pelqeu shume Sinqeriteti i tij dhe mbi te gjitha Thjeshtesia e tij dhe mbas programit ndryshova mendim ( vetem Monumentet nuk ndryshojme) dhe zgjidha Dilemen qe e ka cdo sportiv. ..Pele ka qene me i madhi ne kohen e tij, Maradona ne kohen e tij, Krojfi ne kohen e tij dhe keshtu me rradhe duke perfunduar tek Messi dhe Ronaldo.

– Kam ndekur pothuajse te gjithe programet televizive per lojtaret e medhenj por mbreme Pele me beri te Reflektoj kur tregoi me Sinqeritet per kupen e botes te vitin 70….Pele ne 62 dhe 66 e kishin demtuar dhe nuk desh me te luante me Kombetaren dhe desh ta mbyllte aty por ishte Diktature ne Brazil dhe e pranoi qe ndikoi qe te merte pjese ne boterorin e 70 dhe ” perplasjet” me trainerin e kohes ne Brazil qe kish thene qe Pele ka probleme me shikimin dhe nuk ka vend ne formacion.

– Si cdo Diktature edhe ne Brazil Sporti eshte Propagande dhe sidomos futbolli qe per brazilianet eshte Fe e kuptuan Situaten dhe dy muaj para boterorit ndruan Trainerit dhe Indirekt i thane Peles duan Kupen e trete te botes.

– Pele u tregua shume i Sinqerte qe nuk shkova per popullin brazilian por Sfiden me vehten…dhe Rivelino tregoi qe para finales me Italine tha 3 here qe Akoma nuk kam vdekur dhe udhehoqi Brazilin te fitoje kupen e trete te botes ku ne te treja rastet Pele ka qene.

– Pele eshte edhe sot Lojtari me i kompletuar ne Histori, Maradona Lideri me i madh…Krojfi, Bobi Chalton, Pushkash, Rossi,Scirea, Facchetti, Gerd Myler dhe shume te tjere kushedi cfar Emocionesh i sjellin miliarda personave ne Parajse dhe mua nuk me mbetet ti Falenderoj te gjitheve dhe te Bertas: Cdo kohe Ka lojtarin e vet dhe Emocionet qe ti jep Futbolli ti jep vetem Dashuria….

“Java e Europës 2024”, aktivitete në Gjirokastër

Zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, çeli sot në Gjirokastër “Javën e Evropës 2024”

Global 360

Komandanti i NATO-s për Evropën: Po shtojmë forcat në Kosovë

Cavoli vlerësoi se tensionet etnike në Bosnjë gjithashtu kanë potencial për të përshkallëzuar dhe destabilizuar rajonin e Ballkanit Perëndimor

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Tragjedia e një shoqërie përmes fatit të një gruaje dhe fëmijëve të saj…

Një nënë i dha fund jetës, duke u vetëmbytur së bashku me tre fëmijët e saj të mitur.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

“Java e Europës 2024”, aktivitete në Gjirokastër

Zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, çeli sot në Gjirokastër “Javën e Evropës 2024”