“Udhët V”, 22 pedagogë të Fakultetit të Arteve të Bukura ekspozojnë në Galerinë FAB

Ky është edicioni i 5-të i kësaj ekspozite (11-20 dhjetor 2023), të kthyer tashmë në një traditë të çdo fundviti.


Nga Dash Frashëri

“Udhët V”.

22 pedagogë të Fakultetit të Arteve të Bukura pranë Universitetit të Arteve, sjellin një ndër ekspozitat më të veçanta në Galerinë FAB (11-20 dhjetor), të kthyer tashmë në një traditë të çdo fundviti. Ky është edicioni i 5-të i këtij formati.

Mediume të ndryshme arti bëjnë bashkë përmes tablove klasike, veprave të artit bashkëkohor, skulpturave, fotografive, dhe mjaft veprave artistike, të një pjesë të pedagogëve e këtij universiteti, pasi një e dytë është parashikuar të hapet në janar 2024.

Artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë janë: Artan Buca, Artan Peqini, Ardian Kapo, Ardian Pepa, Anisa Paturi, Blerina Pagaria, Dea Tili, Dritan Nasi, Ergys Krisiko, Ermal Baboçi, Florian Haxhiyseni, Genc Përmeti, Gentjan Tabaku, Genti Spirollari, Mariglen Buzali, Orestia Kapidani, Orlis Vathi, Parid Dule, Rosita Habazaj, Valbona Karaboja, Viktor Ferraj dhe Xhovana Preçetaj.

“Kemi një traditë përsa i përket Fakultetit, që kohë pas kohe, gjithmonë në fund të vitit të hapim një ekspozitë.

Ky është edicioni i 5-të. Qysh kur e shpallëm hapjen e ekspozitës, ishte e natyrshme pjesëmarja e pedagogëve, por jo kaq e madhe.

Për këtë arsye edhe ekspozita u nda në dy fragmente. Janë rreth 40 autorë, i gjithë stafi akademik, me ndonjë mungesë të vogël.  Mendoj se ky është një moment shumë entuziast dhe shumë interesant.

Ekspozita është hapur edhe në sensin, që studentët, në një farë mënyre të shikojnë produktin e pedagogëve; pedagogët të kenë mundësi te shohin produktet e kolegëve.

Gjëja më e rëndësishme është që një pjesë e punëve janë të reja, një pjesë janë dhe të ekspozuara, por në këtë ekspozitë krijojnë një asambël interesant”, tha Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura, Prof. Artan Peqini.

Ekspozita ka për kurator piktorin Artan Buca, i cili edhe ai ka punën e tij në këtë ekspozitë.

***

Dekani i Fakultetit të Arteve të Bukura, skulptori Artan Peqini, është një pikë referimi edhe në pikturë.


(Autori i shkrimit, Dash Frashëri, te piktura e Prof. Artan Peqinit)

Piktori Artan Buca vjen me një kompozim të bukur.

Piktori i njohur, Genc Përmeti, spikat me stilin e tij, tashmë të shndërruar në një markë.

Genti Spirollari është befasues me punimet e tij.

Dritan Nasi paraqitet me këtë punë të bukur.

Përmes shkrepjeve fotografike pedagogia Orestia Kapidani ka fiksuar jetën e komunitetit rom që prej dekadash jeton në hyrje qytetit të Shkodrës.

Ekspozita ngjalli interesimin e medias së shkruar, online dhe asaj televizive.

DISA NGA PUNIMET E EKSPOZITËS

***

Interesimi nga studentët dhe vizitorët është i madh.

***

Me të vërtetë një ekspozitë mbresëlënesë. E gjitha për t’u shijuar dhe për të pasur një kujtim!

_______________________

Tiranë, 12 dhjetor 2023

MEPJ: Shqipëria në solidaritet me Poloninë pas tragjedisë në Krakov

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shprehur tronditjen dhe keqardhjen për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në Krakov…

Global 360

Kosova dhe Banka Botërore, marrëveshje për zhvillimin e ekoparqeve industriale

Projekti synon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese vendore, tërheqjen e investimeve dhe krijimin e vendeve të reja të punës, me fokus…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Shqipëria në solidaritet me Poloninë pas tragjedisë në Krakov

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka shprehur tronditjen dhe keqardhjen për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në Krakov…