Një epokë e re në marrëdhëniet Kinë – Bashkimi Europian

Bashkimi Evropian dhe Kina janë të përkushtuar ndaj një partneriteti strategjik gjithëpërfshirës


Nga Artur Nura

Pas katër vitesh samitesh virtuale, Samiti BE-Kinë rikthehet në takime reale dhe atmosfera duket frutdhënëse. Samiti BE-Kinë mbetet forumi më i rëndësishëm për dialogun dypalësh midis dy aktorëve ndërkombëtarë, duke ofruar një platformë të institucionalizuar për diskutim midis politikëbërësve përkatës më të lartë respektive.

Për më tepër, klima është më e qetë se vitin e kaluar dhe, kjo u arrit nga vendimi i fundit I Kinës për të aplikuar një përjashtim të njëanshëm të vizave për pesë nga ekonomitë kryesore evropiane. Koha e vendimit të Pekinit nuk mund duket e rastësishme, por një mesazh hapjeje ndaj Evropës.

Pavarësisht dallimeve dialogu midis Kinës dhe BE-së mbetet i nevojshëm, pasi të dy ekonomitë janë thellësisht të ndërlidhura në interesa strategjikë edhe më shumë.

Bashkimi Evropian nuk mund të bëjë pa Kinën, ashtu siç nuk mund të bëjë Kina pa Bashkimin Evropian

Në fakt, nëse marrëdhëniet politike janë përkeqësuar vitet e fundit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për lidhjet tregtare. Këto të fundit janë treguar elastike edhe përballë goditjes pandemike: në vitin 2022, tregtia dypalëshe e mallrave u rrit me 23% krahasuar me një vit më parë, duke arritur një nivel të ri rekord prej 857 miliardë eurosh.

Eksportet e BE-së drejt Kinës u rritën me 3.1%, duke arritur në 230 miliardë euro, ndërsa importet u rritën me 32%, me vlerë 626 miliardë euro. Sipas një dokumenti të hartuar nga Komisioni Evropian, deri më sot janë 137 produkte strategjike për të cilat BE-ja konsiderohet tepër e varur nga aktorët e jashtëm. Nga këto, 52% vijnë nga Kina.

Ka disa zinxhirë furnizimi ku varësia nga Pekini është veçanërisht e dukshme, si në rastin e sektorit farmaceutik ku deri në 40% të inputeve vijnë nga Kina; edhe furnizuesit alternativë, si India, shpesh varen shumë nga komponentët kinezë.

Një rast tjetër me rëndësi të veçantë është fusha e energjisë së rinovueshme. Kina është vendosur ndër vite si lider në këtë sektor dhe, sipas vlerësimeve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, sot kontrollon një pjesë të madhe të furnizimit (rreth 60%) të elementeve që qëndrojnë në themel të prodhimit të teknologjisë së gjelbër.

Rrjedhimisht, tranzicioni evropian i energjisë bazohet kryesisht në themelet e prodhuara në Kinë, siç tregohet nga të dhënat e vitit 2022 për origjinën e importeve jashtë BE-së të turbinave me erë dhe paneleve diellore, të cilat, përkatësisht, përbëjnë 61% dhe 96% nga Kina.

Thënë këto, duhet rënë dakort që BE-ja dhe Kina mbeten dy aktorë jashtëzakonisht të ndërlidhur. BE-ja është kryesisht e varur nga eksportet kineze, ndërsa Pekini për tregun evropian.

Mesazhi I presidenti Xi Jinping me Von der Leyen dhe Charles Michel

Agjencia shtetërore Xinhua raportoi se presidenti kinez Xi Jinping u takua në Pekin me liderët e BE-së Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, përkatësisht presidentë të Komisionit dhe Këshillit. Presidenti Xi Jinping, duke takuar homologët e tij evropianë Ursula von der Leyen dhe Charles Michel në Pekin, kërkoi “punë të përbashkët për të arritur besim politik”. Për këtë, të dy palët “duhet të intensifikojnë” përpjekjet për “të qenë partnerë në bashkëpunim me përfitim reciprok, të forcojnë vazhdimisht besimin e ndërsjellë politik” dhe të arrijnë konsensus strategjik, vuri në dukje Xi.

Marrëdhëniet Kinë-BE “gëzojnë një moment të mirë konsolidimi dhe rritjeje” në shërbim të “interesave të të dyja palëve dhe pritshmërive të popujve tanë. Ne duhet të punojmë së bashku për të mbajtur vrullin e rritjes së marrëdhënieve dypalëshe”, shtoi Xi sipas tekstit të publikuar nga diplomacia e Pekinit.

Presidenti kinez, duke vëzhguar se “në botë po ndodhin transformime të një shkalle të paparë në një shekull”, nënvizoi se Kina dhe Evropa, “dy forca të mëdha që promovojnë multipolaritetin, dy tregje të mëdha që mbështesin globalizimin dhe dy qytetërime të mëdha që mbështesin diversitetin, “Kanë një marrëdhënie që “është thelbësore për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin global. I takon të dyja palëve t’i ofrojnë botës stabilitet më të madh, më shumë shtysë për zhvillim, si dhe frymëzim dhe mbështetje për qeverisjen globale.” –  citohet presidenti Xi.

Duke vënë në dukje se viti 2023 shënoi 20-vjetorin e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik Kinë-BE, Xi foli për një “pikë të re fillestare të marrëdhënieve”, e cila duhet “të orientohet në trendin e botës, të veprojë me mençuri dhe ndjenjë përgjegjësie dhe të mbështesë përshtatshmërinë e përshkrimit të marrëdhënies si një partneritet strategjik global”.

Kina dhe BE-ja duhet të jenë partnerë “për bashkëpunim reciprokisht të dobishëm”, të forcojnë vazhdimisht besimin politik dypalësh, të ndërtojnë konsensus strategjik dhe të çimentojnë lidhjet e interesave të përbashkëta. Ne duhet – citohet te këtë thënë presidenti Xi – të shmangim lloje të ndryshme ndërhyrjesh dhe të intensifikojmë dialogun dhe bashkëpunimin për të mirën e popujve tanë. Ne duhet të bashkojmë forcat për të adresuar sfidat globale dhe për të promovuar stabilitetin dhe prosperitetin në mbarë botën.”

Mesazhi europian ndaj Kinës dhe presidentit Xi

“Bashkimi Evropian dhe Kina janë të përkushtuar ndaj një partneriteti strategjik gjithëpërfshirës. Bilanci i sfidave dhe mundësive të paraqitura nga Kina ka ndryshuar me kalimin e kohës. Në të njëjtën kohë, BE-ja dhe Kina duhet të punojnë së bashku më ngushtë për të trajtuar sfidat globale dhe rajonale dhe të mbeten të përkushtuara ndaj angazhimit. Ne jemi dy nga tre ekonomitë dhe tregtuesit më të mëdhenj në botë. Prandaj, sigurimi i reciprocitetit, arritja e një fushe loje të barabartë dhe adresimi i asimetrive në marrëdhënie është një çështje prioritare.” – shkruhet në websitin zyrtar të Komisionit Europian seksioni i marrëdhënieve Kinë – BE.

Ursula van der Lyen deklaroi se samiti i sotëm ishte tashmë vizita e saj e dytë në Kinë këtë vit dhe se kjo gjë dëshmonte rëndësinë e madhe te marrëdhënieve BE-Kinë. Ne kemi një marrëdhënie komplekse me Kinën, e cila meriton diskutime të sinqerta dhe të hapura, për të thelluar mirëkuptimin reciprok, dhe këtë e patëm sot – deklaroi Presidentja e Komisionit Europian.

Sipas presidentes te Komisionit Europian ky ishte sigurisht një “samit i zgjedhjeve”. Ishte një mundësi për t’i shpjeguar qartë shqetësimet dhe pritshmëritë tona udhëheqjes kineze dhe natyrisht për të kërkuar gjithashtu përparim në fushat kryesore të marrëdhënieve tona dypalëshe.

Protagonizmi Kinez në zonat e konflikteve ku influenca e saj është e padistukutueshme i nevojitet jo pak Bashkimit Europian tashmë që po performon jo thjesht si aktor ekonomik, por gjeopolitik global dhe, presidentja e Komisionit Europian, pasi konfirmoi raportet ekonomike dinamike dhe komplese dhe politikat dypalëshe të cilat po gjetet mirëkuptim midis palëve, shtoi se nëse flasim per Ukrainën, Kinës ju kërkua të përdorë të gjithë ndikimin e saj mbi Rusinë për të ndaluar këtë luftë dhe për t’u përfshirë në Formulën e Paqes të Ukrainës.

Presidentja e Komisionit Europian deklaroi se me autoritet kineze u diskutua edhe per status quo-në e Tajvanit dhe se Bashkimi Europian pranon ‘politikën e një Kine’, tha Van Der Lyen duke shtuar se shumë zgjedhje janë në tryezë. – “Dhe sot, ne patëm një diskutim të sinqertë dhe të hapur. Dhe ne ramë dakord të bëjmë përparim të mëtejshëm, në dialogët e nivelit të lartë.” – përfundoi Van der Lyen duke konfirmuar kështu fillimin e një ere të re në raportet Kinë – Bashkimi Europian ndaj të cilit duket shkruar përsëri…/CRI.CN

Lexo më shumë nga

Katër marrëveshjet e arritura në Samitin Ballkani Perëndimor-BE

Na ulja e kostove të transaksioneve bankare te korsitë e gjelbra

Global 360

Rezoluta e PE: Mungesa e suksesit në dialogun Kosovë-Serbi dëmton besueshmërinë e BE-së

PE-ja i bëri thirrje Bashkimit Evropian që ta ndryshojë qasjen në dialog, në mënyrë që të ketë përparim.

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

“La dolce vita”, një kontrapunkt aktual edhe i shoqërisë sonë

Një botë kukullash, një botë teatri. Botë që duket në dritë, po që s'ka më dritë.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Katër marrëveshjet e arritura në Samitin Ballkani Perëndimor-BE

Na ulja e kostove të transaksioneve bankare te korsitë e gjelbra