Hasani në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s: Mbështetje për praninë e shtuar në Kosovë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në Bruksel, në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në Bruksel, në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s.

Hasani bëri të ditur se në takim theksoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj Aleancës, ndaj sigurisë së krahut tonë lindor, ndaj luftës së drejtë të popullit ukrainas dhe ndaj stabilitetit të Ballkanit Perëndimor.

“Gjithashtu, nënvizova rolin jetik të NATO-s dhe bashkëpunimit NATO-BE në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Konfirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për partnerët në rajon përballë sfidave aktuale të sigurisë dhe për praninë e shtuar të NATO-s në Kosovë”, u shpreh Hasani.

“Përfshirja e Ballkanit Perëndimor në agjendën e ardhshme të Samitit të Uashingtonit është e domosdoshme falë rëndësisë së thellë strategjike që ky rajon ka”, u shpreh Hasani në rrjetet sociale. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha takim me deputetin gjerman: Angazhim më i fortë i Gjermanisë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi në Berlin një takim me Peter Beyer, deputet i Bashkimit…