Manastirliu në Universitetin e Arteve: Status i veçantë dhe buxhet i dedikuar për shkollat artistike

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka vijuar turin e dëgjesave për arsimin e lartë, me pedagogë në Universitetin e Arteve.


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ka vijuar turin e dëgjesave për arsimin e lartë, me pedagogë në Universitetin e Arteve.

Në takim ishin të pranishëm rektori i Universitetit të Arteve, prof. Kastriot Çaushi, dekanë, drejtues të departamenteve të këtij universiteti, profesorë e artistë të shquar.

Gjatë takimit u bisedua për sfidat me të cilat po përballet aktualisht Universiteti i Arteve dhe për atë çfarë duhet përmirësuar për të forcuar zinxhirin e shkëmbimit të dijes dhe rritjes së kapaciteteve në shkollat me drejtim artistik.

Manastirliu ka bërë me dije politikën e re që do të ndërmarrë Ministria e Arsimit dhe Sportit, në drejtim të shkollave artistike, për t’u dhënë status të veçantë, me buxhet të dedikuar, për një formim sa më të mirë të talenteve, që më pas do të ndjekin Universitetin e Arteve.

“Kemi vendosur që edhe në kuadër të ligjit për arsimin parauniversitar, të kemi statuse të veçanta të shkollave artistike. Ky status i veçantë do shoqërohet edhe me buxhete specifike, në mënyrë që të kenë mundësi të furnizohen me bazë materiale në mënyrë të vazhdueshme, të investojmë në këto shkolla sa i përket mjeteve të punës që duhen, qoftë për drejtimin muzikor, artin pamor, artit skenik, për t’i përgatitur nxënësit që të kualifikohen dhe të vijnë në arsimin e lartë”, theksoi ministrja Manastirliu.

Gjatë takimit pedagogët kanë kërkuar mbështetje për gradat dhe titujt shkencorë.

“Në vlerësimin tonë, ju jeni një ndër universitetet me potencialin më të madh dhe jeni një universitet unik, ndaj ne jemi duke punuar që t’ju mbështesim edhe për gradat dhe titujt shkencor, mbi bazën e asaj që ju keni propozuar. Për marrjen e titujve dhe gradave shkencore, ne jemi duke punuar në një akt specifik, i cili është për të gjithë arsimin e lartë, sa i përket gradave dhe titujve që ju do të merrni, bazuar mbi specifikat tuaja, mbi punimet dhe mbi krijimtarinë e artistëve”, u shpreh ministrja Manastirliu.

Pedagogët e Universitetit të Arteve diskutuan gjithashtu për përmirësimin e kurrikulës në shkollat me drejtim artistik dhe edukimin në vazhdim të mësuesve të këtyre shkollave, pranë Universitetit të Arteve.

Pedagogët e arteve, së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, ndanë idetë dhe sugjerimet për nxitjen e kërkimit shkencor dhe fondin e dedikuar për shkëmbimet dhe ndërkombëtarizimin, vendosjen në profesione të rregulluara të diplomave të arteve dhe përmirësimin e kurrikulës në drejtim të artit dhe muzikës në arsimin parauniversitar. (ATSH)

Grupi parlamentar bilateral austriak viziton Shqipërinë

Në qendër të bisedimeve ishin sidomos integrimi evropian, thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik, si dhe sfidat e përbashkëta.

Global 360

Kosova me Qeveri të re, Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt

Kuvendi i Kosovës e ka votuar Qeverinë e re të udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Grupi parlamentar bilateral austriak viziton Shqipërinë

Në qendër të bisedimeve ishin sidomos integrimi evropian, thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ekonomik, si dhe sfidat e përbashkëta.