Panairi i Kantonit dhe Ekspozita e Shangait, dy ngjarje prestigjoze të tregtisë ndërkombëtare

Panairi i Kantonit dhe Ekspozita Ndërkombëtare e Importit të Kinës në Shangai, përbëjnë dy mundësi të mëdha për t’u shfrytëzuar nga ana e eksportuesve shqiptarë.


Edicioni i 134-të i Panairit Ndërkombëtar të Importeve dhe Eksporteve të Kinës, i njohur botërisht si Panairi i Kantonit, nisi më datën 15 tetor 2023 në qytetin Guangzhou, provincën Guangdong të Kinës jugore. Ky event kryesor dhe prestigjioz i tregtisë ndërkombëtare, që mbahet dy herë në vit, zgjati në tre faza dhe u mbyll më 4 nëntor 2023. Ai përfaqëson panairin më të madh tregtar të organizuar ndonjëherë në botë.

Panairi i Kantonit, i cili zhvillohet çdo vit në pranverë dhe vjeshtë, filloi për herë të parë në vitin 1957 dhe, që nga ajo kohë dhe gradualisht, u shndërrua në një barometër të besueshëm të vitalitetit të ekonomisë së Kinës, përherë në zgjerim dhe përmirësim të vazhdueshëm, jo vetëm të sasisë, por edhe të cilësisë së mallrave dhe shërbimeve që paraqet.


Foto nga VCG

Hapësira e ekspozitës është ngjitur në lartësi të reja, duke mbuluar një sipërfaqe masive prej 1.55 milionë metra katrorë. Ajo përmban 74.000 zona prezantimi dhe 28.533 ekspozues, duke përfshirë 650 ekspozues ndërkombëtarë.

Janë zbatuar disa masa të dukshme për të përmirësuar cilësinë e panairit, duke përfshirë një strukturë të optimizuar të seksioneve të ekspozitës dhe një përmirësim të përgjithshëm në cilësinë e ekspozitës. Pas këtyre rregullimeve, numri i seksioneve të ekspozitës është rritur në 55, dhe stendat e markave janë zgjeruar në 14.500.

Panairi ka tërhequr mbi 4600 sipërmarrje të nivelit të lartë, duke përfshirë biznese të specializuara dhe të reja, liderë të industrisë prodhuese, firma kombëtare të teknologjisë së lartë, kompani të avancuara të certifikimit, qendra teknologjike të ndërmarrjeve kombëtare dhe marka tradicionale kineze.

Panairi ka forcuar kapacitetin e tij të marketingut, duke u përqendruar në vendet e BRICS-it, në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Në këtë edicion morën pjesë kompani nga indeksi dhe platforma “Fortune Global 500”, si dhe 250 kompanitë më të mira globale të shitjes me pakicë. Për më tepër, ekspozita lehtësoi lidhjet tregtare midis furnitorëve dhe blerësve, përmes një sërë aktivitetesh promovuese, duke pritur mbi 60 ngjarje “Trade Bridge”, si dhe promovime globale të tregtisë.

Platforma online e Panairit të Kantonit pati përmirësime të konsiderueshme, me optimizimin e 101 funksioneve. Aktualisht, platforma vizitohet nga 28.653 kompani, duke shfaqur rreth 2.72 milionë produkte, nga të cilat rreth 700.000 janë të reja.

Panairi i Kantonit organizoi dy forume të specializuara për tregtinë e gjelbër dhe digjitalizimin e tregtisë, së bashku me pesë forume të industrisë. Për më tepër, u krijua një zonë shërbimi tregtar për të koordinuar shërbimet financiare dhe të sigurimit nga 200 kompani në logjistikë, magazinim dhe sektorë të tjerë, si për bizneset vendase ashtu edhe ato ndërkombëtare.

Gjatë takimeve biznes me biznes, konferencave të shtypit, seminareve dhe simpoziumeve të zhvilluara në Guangzhou, spikati besimi i pjesëmarrësve në panair tek ekonomia kineze dhe tregtia e jashtme të Kinës, duke pasur parasysh zinxhirin e fortë konkurrues të furnizimit dhe produktet e mbështetura nga teknologjitë më të avancuara të kohës.

Në tërësi, sipërmarrësit dhe tregtarët në Panairin e Kantonit vlerësuan eksportet dhe importet e qëndrueshme të Kinës, si një kontribut themelor në ekonominë botërore, e cila po përballet me presione të forta për rënie të ritmeve të rritjes së saj.


Foto nga VCG

Nga ana tjetër, nga 5 deri më 10 nëntor, po mbahet në Shangai edicioni i gjashtë i Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës.

Kjo veprimtari është bërë një platformë për nxitjen e politikave të hapjes së nivelit të lartë të Kinës, duke shërbyer si një produkt publik global.

Në edicionin e gjashtë të ekspozitës, marrin pjesë 289 kompani të përfshira në listën “Fortune 500”, të cilat janë lider në industritë e tyre përkatëse.

Emrat e njohur që marrin pjesë sivjet në ekspozitë përfshijnë 15 markat më të mëdha të makinave në botë, 10 kompanitë më të mëdha industriale elektrike dhe 10 kompanitë më të mëdha të pajisjeve mjekësore.

Pjesëmarrësit nga 154 vende, rajone e organizata ndërkombëtare i janë bashkuar kësaj veprimtarie në një zonë më të madhe ekspozimi. Edicioni i sivjetshëm i Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës po pret 3400 ekspozues dhe 394 mijë vizitorë profesionistë, duke u kthyer në nivelin para pandemisë së Covid-19.

Vendet pjesëmarrëse të nismës “Një brez, një rrugë” zënë shumicën e pavijoneve kombëtare. Nga 69 vende dhe tre organizata ndërkombëtare që po marrin pjesë në pavijonet kombëtare në ekspozitë, 64 janë partnere të nismës “Një brez, një rrugë”.

Në ekspozitën e sivjetshme ka edhe teknologji të fjalës së fundit, si energjia me lëshim të ulët karboni dhe inteligjenca artificiale. Mbi 400 produkte, teknologji e shërbime të reja po shfaqen në këtë veprimtari ndërkombëtare në Shangai.

Që nga organizimi i parë i Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës në Shangai, në vitin 2018, në pesë edicionet e para të kësaj ekspozite u paraqitën mbi 2 mijë produkte, teknologji dhe shërbime të reja. Në pesë vitet e kaluara, në ekspozitën në Shangai janë nënshkruar marrëveshje me vlerë 350 miliardë dollarë, çka ka stabilizuar tregtinë dhe investimet ndërkombëtare.


Foto nga VCG

Ekspozita Ndërkombëtare e Importit të Kinës në Shangai është një kanal komunikimi dhe lidhje kontratash, që lehtëson tregtinë ndërkombëtare, duke nxitur qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve, me importin e pajisjeve moderne dhe mallrave të konsumit, për të ndihmuar përmirësimin e industrisë dhe rritjen e cilësisë së konsumit. Gjithashtu, ajo promovon si qarkullimin e brendshëm, ashtu edhe atë të jashtëm, me lidhjen e ekspozuesve ndërkombëtarë dhe atyre vendës.

Kina ka publikuar një sërë politikash për të stabilizuar rritjen e tregtisë së jashtme dhe për të pëmirësuar strukturën e kësaj tregtie. Vendi do të vazhdojë të ofrojë mbështetje me politika dhe ngjarje e evente tregtare, duke përfshirë taksa të favorshme për importet dhe krijimin e zonave demonstruese të importit.

Si Panairi i Kantonit dhe Ekspozita Ndërkombëtare e Importit të Kinës në Shangai, përbëjnë dy mundësi të mëdha për t’u shfrytëzuar nga ana e eksportuesve shqiptarë.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Raporti i KE vlerëson punën e Gjykatës Kushtetuese

Komisioni Evropian ka publikuar raportin “Sundimi i Ligjit 2024”, për më shumë se 30 shtete në Evropës, mes të cilave…

Global 360

CNN zbulon prapaskenën e tërheqjes së Biden

Vendimi përfundimtar i Presidentit Joe Biden për t’u larguar nga gara u mor në 48 orët e fundit

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Lamtumirë mjeshtër!

Tani më shumë se kurrë ka zënë vendin e tij në panteonin e letrave botërore.

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Raporti i KE vlerëson punën e Gjykatës Kushtetuese

Komisioni Evropian ka publikuar raportin “Sundimi i Ligjit 2024”, për më shumë se 30 shtete në Evropës, mes të cilave…