Raporti i KE-së për Kosovën: Duhet bërë më shumë për dialogun, sfidë mbetet kriza në veri

KE: Kosova ka progres të limituar në pothuajse të gjitha pikat që shqyrton Komisioni Evropian në raportin e progresit.


Kosova ka progres të limituar në pothuajse të gjitha pikat që shqyrton Komisioni Evropian në raportin e progresit.

Për vendin sfidë vazhdon të jetë dialogu dhe kriza në pjesën veriore.

Kosova konsiderohet se është e angazhuar në procesin e dialogut, por raporti thotë se duhet të bëjë më shumë për të zbatuar të gjitha marrëveshjet bashkë me atë të normalizimit dhe aneksin e saj të nënshkruara këtë vit.

Raporti i vendit konstaton se qeveria ka vazhduar me agjendën ambicioze drejt Bashkimit Evropian. Raporti përgëzon Kosovën për politikën e jashtme. Angazhimi dhe përkushtimi i qeverisë është gjithnjë e më i madh, andaj vlerësojmë raportin për rritje. Kosova ka nevojë për mbështetje shtesë e jo për kushte dhe parakushte shtesë. Integrimi i përshpejtuar ekonomik përkon me përkushtimin tonë dhe progresion e arritur gjatë kësaj periudhe.

Krizat në katër komunat veriore që erdhën pas vendimit për targat e që u pasuan me bllokim të rrugëve, dorëheqjet e serbëve nga institucionet, mospjesëmarrja në zgjedhje, protestat e dhunshme dhe deri te “sulmi i dhunshëm i 24 shtatorit”, sikurse i referohet raporti sulmit terrorist janë indikatorë që Kosova duhet të marrë masa në këtë aspekt.

“Masat janë implementuar bazuar në deklaratën e 27 vendeve anëtare. Ka qenë një reagim ndaj zhvillimeve. Në fakt kjo deklaratë është mjaft specifike se ç’ka pritet nga Kosova dje fokusohet në deeskalim, zgjedhjet lokale në veri dhe e treta angazhimi në dialog, përfshirë themelimin e Asociacionit. Raporti e njeh që ka një progres të caktuar. Por raporti po ashtu thotë që ne duhet të shohim më shumë hap të tillë. Kosova qe të mund të gëzojë potencialin nga plani i ri i rritjes”, u shpreh ambasadori i BE-së në Kosovën, Tomas Szunyog.

Kosova është në një fazë të hershme të punës në sistemin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Raporti thekson se vendi duhet të bëjë më shumë sa i përket mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërkohë që është në nivel të përgatitjes së lirisë së shprehjes dhe menaxhimin e migrantëve.

Sa i përket kritereve ekonomike, Kosova ka bërë njëfarë progresi dhe është ndërmjet një faze të hershme dhe një niveli të përgatitjes për zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale, thuhet në raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

Lexo më shumë nga

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…

Global 360

Meloni i kërkon BE-së të caktojë një negociator për bisedimet e paqes në Ukrainë

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të caktojë një përfaqësues të posaçëm për negociatat me Rusinë

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komisioni Europian vlerëson progresin në ligjet e biznesit

Komisioni Europian ka vlerësuar pozitivisht progresin e Shqipërisë në përafrimin e legjislacionit për biznesin dhe shoqëritë tregtare me standardet e…