Dita e bukur e Kombeve të Bashkuara në Tiranë!

78 vjet më parë, më 24 tetor 1945, u themelua Organizata e Kombeve të Bashkuara – OKB.


Nga Dash Frashëri

Dita e Kombeve të Bashkuara!

78 vjet më parë, më 24 tetor 1945, u themelua Organizata e Kombeve të Bashkuara – OKB. Shqipëria u bë anëtare e saj, dhjetë vjet më pas, më 14 dhjetor 1955.

E marta e 24 tetorit solli një sërë aktivitesh.

Dita e OKB-së është momenti kryesor i Javës së OKB-së në Shqipëri 2023.

Aktivitete të shumta u zhvilluan në sheshin Skënderbej për të shënuar Ditën e OKB-së, për të treguar mbi rrugëtimin e marrëdhënies OKB-Shqipëri përmes një mini ekspozite; për të bërë thirrje për nevojën për veprime përshpejtuese për SDG-të, të tregojë mbi punën e sistemit të OKB-së në Shqipëri përgjatë 4 objektivave të Marrëveshjes Kuadër për arritjen e Zhvillimit të Qëndrueshëm mes OKB dhe Shqipërisë (UNSDCF 2022-26) dhe më shumë.

Në skenën e ngritur në shesh u mbajtën fjalime nga zv.ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Artemis Malo; ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe koordinatorja e Përhershme e OKB në Shqipëri, Fiona McCluney.

Merrte pjesë edhe trupi diplomatik i akredituar në Shqipëri.

Edhe unë si botues i “Tirana Diplomat” isha i pranishëm në këtë aktivitet.

Më pas, rreth mesditës, në shesh u çel një ekspozitë e “Rrugëtimit të OKB-së dhe Shqipërisë”.

Një ekspozitë mbi Rrugëtimin e OKB-së dhe Shqipërisë, e përbërë nga katër tematika kryesore: (i) Trajektorja historike e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe OKB-së; (ii) Kontributet e entiteteve të OKB-së të cilat veprojnë në Shqipëri; (iii) Momente historike lidhur me miratimin e konventave kryesore të të drejtave të njeriut; (iv) trashëgimia kulturore e Shqipërisë si pjesë e trashëgimisë botërore e mbështetur nga OKB-ja.

Stenda tregon përmes datave anëtarësimet e Shqipërisë në organizatat e ndryshme të OKB. Në UNESCO – Organizata pe Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Shqipëria u bë anëtare në vitin 1958; në vitin 1973 anëtare e FAO – Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë, etj.

Njësitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

FAO – Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë
ILO – Organizata Ndërkombëtare e Punës
IOM – Organizata Ndërkombëtare për Migracionin
ITU – Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit
RCO – United Nations Resident Coordinator Office
UN WOMEN – United Nations Entity for Gender Equality and the Empowerment of Women
UNCTAD – Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin
UNDP – Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara
UNDRR – Zyra e OKB-së për Zvogëlimin e Rrezikut nga Katastrofat
UNECE – Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën
UNEP – rogrami i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin
UNESCO – Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë
UNFPA – Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë
UNHCR – Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët
UNICEF – Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët

Pranë saj ishin ngritur tendat e një panairi dhe më pas vijuan të tjera aktivitete me fokusin tek të rinjtë, gratë etj. Qëllimi është rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e një komuniteti të sigurt për barazi gjinore, vetëpërmbushje dhe vetëkujdesje për gratë dhe vajzat.

Edhe unë bëj fotot e rastit. Me Koordinatoren e Përhershme të OKB në Shqipëeri, Fiona McCluney dhe Drejtuesen e UNOPS, Monica Moreno.

Aktivitetet janë të shumta dhe të larmishme.

Të Kultivojmë të Nesërmen: Ceremonia e Çmimeve për Sipërmarrësit Bujqësorë – Organizuar nga FAO. Një ceremoni çmimesh që përqëndrohet te Sipërmarrësit e Rinj të sektorit të bujqësisë, të cilët kanë kryer një trajnim mbi zhvillimin e bujqësisë dhe aftësitë digjitale të tregut.  

Shfaqje teatrale me kukulla – Të edukohemi mbi Imunizimin dhe Mirëqënien – Organizuar nga OBSH. Një shfaqje për fëmijë mbi rëndësinë e edukimit mbi imunizimin dhe mirëqënien.

Rikrijo të Shkuarën, Ndërto të Ardhmen – Organizuar nga UNOPS [EU4Culture]. Prezantim i një rasti studimor të suksesshëm mbi promovimin e turizmit kulturor, shtyrjen e ekonomisë vendore, dhe krijimin e të ardhurave për artizanët e Krujës dhe komunitetet vendore përmes programit të Granteve nga EU4Culture, zbatuar nga UNOPS.  

 Fuqizimi përmes Vetëmbrojtjes – Organizuar nga UN WomenNdarje e mjeteve të ESD-së dhe rritje e ndërgjegjësimit për rëndësinë e një komuniteti të sigurt për baraza gjinore, vetpërmbushje dhe vetkujdesje për gratë dhe vajzat.  

Një ditë e bukur, për ta pikturuar! Me një mesazh të madh: Mos u largo, qëndro në Shqipëri!

Sepse, “Shqipëria është vendi më i bukur!

 

Tiranë, më 25 tetor 2023

Begaj pret Granoff: Nisma “Toka” synon zhvillimin e sektorit bujqësor në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff…

Global 360

Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO

Tre kongresistë amerikanë, Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler, e kanë paraqitur një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve për…

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj pret Granoff: Nisma “Toka” synon zhvillimin e sektorit bujqësor në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff…