Panairi i Kantonit promovohet në Tiranë

Edicioni i 134-t i Panairit Ndërkombëtar të Importeve dhe Eksporteve të Kinës, i njohur botërisht si Panairi i Kantonit, do te zhvillohet në datat 15 tetor-04 nëntor 2023, në qytetin Guangzhou, të provincës Guangdong të Kinës jugore.


Nga Eda Merepeza

Euroasia Group”, një kompani shqiptare, partnere e Qendrës së Tregtisë së Jashtme të Kinës, organizoi më 15 shtator në Tiranë, një konferencë ndërkombëtare, me qëllim promovimin e “Panairit të Kantonit” të Kinës.

Në prani të përfaqësuesve të biznesit, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Ambasadës së Kinës në Shqipëri dhe përfaqësuesve të Departamentit Operacional të Panairit të Kantonit, drejtori ekzekutiv i kompanisë “Euroasia Group”, Ilirjan Koxhioni theksoi se: “Qëllimi i konferencës është të informohen bizneset shqiptare për Panairin e Kantonit, që përfaqëson panairin më të madh në Kinë dhe ka një rëndësi të madhe në tregtinë ndërkombëtare. Panairi i Kantonit është një platformë e rëndësishme për shkëmbimet tregtare midis Shqipërisë dhe Kinës”.

Atasheu tregtar i Ambasadës së Kinës në Shqipëri, zonja Zheng Zhenling, në fjalën e saj vuri në dukje se “Panairi i Kantonit është një platformë shkëmbimesh ndërkombëtare. Në edicionin e pranverës së këtij panairi morën pjesë me prani fizike dhe online disa biznese nga Shqipëria. Prodhimet bujqësore dhe ushqimore shqiptare dhe turizmi, si sektorë të zhvilluar në vend, mund të përbëjnë pika të forta të shkëmbimeve dypalëshe”.


CEO i Euroasia Group Ilirjan Koxhioni (Foto CMG)


Drejtori i Promovimit të Panairit të Kantonit, Xiao Rong (Foto CMG)

Ndër të tjera, Zheng bëri të ditur se në shtator ka nisur eksportimi i mjaltit “Morava” në Kinë dhe në nëntor ky prodhim shqiptar do të jetë i ekspozuar në sesionin e vjeshtës së Panairit të Kantonit.

Drejtori i Departamentit Operacional të Panairit të Kantonit, Xiao Rong, i njohu të pranishmit me Panairin e Kantonit, që konsiderohet si më i madhi në Kinë, duke u ndalur te 133 edicionet e tij. Pasi theksoi se në edicionin e sivjetëm do të marrin pjesë me prani fizike dhe online 30 mijë biznese nga mbarë bota, ai ftoi sipërmarrjen shqiptare t’i bashkohet kësaj platforme.

Sekretarja e përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Albana Laknori, tha se ky institucion mbron interesat e biznesit shqiptar dhe shërben si një urë lidhëse midis tij dhe parnerëve ndërkombëtarë. Ajo garantoi se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë do të kontribuojë në shqyrtimin e kërkesave të bizneseve shqiptare, që do të dëshirojnë të marrin pjesë në Panairin e Kantonit.


Atasheu tregtar i Ambasadës së Kinës në Shqipëri, Zheng Zhenling(Foto CMG)


Sekretarja e përgjithëshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë Albana Laknori (Foto CMG)

Edicioni i 134-t i Panairit Ndërkombëtar të Importeve dhe Eksporteve të Kinës, i njohur botërisht si Panairi i Kantonit, do te zhvillohet në datat 15 tetor-04 nëntor 2023, në qytetin Guangzhou, të provincës Guangdong të Kinës jugore.

Burimi: CRI.CN

Veliaj në konferencën e Straife: Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.

Global 360

Osmani në takim me Chulick: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Nicole Chulick, zëvendësndihmëssekretaren e Departamentit të Shtetit nga Byroja…

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj në konferencën e Straife: Sot në Shqipëri bëhet më lehtë biznes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi kompanitë ndërkombëtare që të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.