Rama: Tirana la pas qytete të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm

“Google” rendit Shqipërinë të tretën sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik, ndërsa Tiranën të dytën ndër qytetet e vizituara më shumë.


Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë konfirmohet edhe nga të dhënat e vetë “Google”.

“Google” rendit Shqipërinë të tretën sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik, ndërsa Tiranën të dytën ndër qytetet e vizituara më shumë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot të dhënat e “Google” teksa theksoi se Tirana la pas qytete të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm.

“Edhe sipas të dhënave nga vetë google, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik, ndërsa Tirana jonë e dyta që lë pas plot prej qyteteve të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm”, u shpreh Rama.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se Shqipëria është vizituar nga 5.2 milionë të huaj në periudhën janar-korrik.

Gjatë shtatëmujorit, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me rreth 5 milionë shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 131 236 dhe 34 3721 shtetas.

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Shqipëria synon 8.5 miliardë euro të ardhura nga turizmi deri në vitin 2030

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se faza e ardhshme e turizmit shqiptar duhet të fokusohet jo…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Shqipëria synon 8.5 miliardë euro të ardhura nga turizmi deri në vitin 2030

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se faza e ardhshme e turizmit shqiptar duhet të fokusohet jo…