Emigrantët dërguan në Kosovë 633 milionë euro

Remitencat më të shpeshta u regjistruan nga Gjermania por nuk munguan as nga Zvicra e Amerika.


Emigrantët në Kosovë kanë dërguar gati 633 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, një rritje prej 77.5 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Remitencat më të shpeshta u regjistruan nga Gjermania por nuk munguan as nga Zvicra e Amerika.

Kjo shumë mund edhe të gati të katërfishohet nëse llogariten edhe paratë që emigrantët shpenzojnë gjatë pushimeve në Kosovë gjithë vitin.

Besnik Kada nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka treguar se gjatë periudhës janar-qershor 2023, shuma e remitancave është 632 milionë e 900 mijë euro.

“Krahasuar me 555 milionë e 400 mijë euro në vitin 2022, kemi një rritje prej 77.5 milionë euro më shumë, krahasuar me gjashtë mujorin e njëjtë të vitit paraprak’.

Ai bëri me dije se shteti nga i cili më së shumti janë regjistruar remitancat është Gjermania.

“Në tremujorin e parë të këtij viti nga Gjermania kanë ardhur 38.8 milionë euro, ndërkohë vitin e kaluar, pra gjatë 12 muajve nga Gjermania kanë ardhur 161.5 milionë euro. Nga Zvicra në tremujorin e parë kanë ardhur 17.2 milionë, pasuar nga SHBA-të me 7.6 milionë euro, Austria dhe Italia me nga 4.8 milionë secila e kështu me radhë”.

Kurse njohësi i ekonomisë, Safet Gerxhaliu, ka thënë se me të dhënat e fundit nga BQK-ja, ku shihet se ka rritje të remitancave edhe njëherë dëshmohet se po vazhdon edhe më tej solidarizimi i diasporës me Kosovën.

“Kur shohim se diaspora ka dërguar mbi 77 milionë euro më shumë këtë vit, se në vitin 2022, është dëshmi se diaspora është një ndër shtyllat kryesore të përkrahjes së Kosovës”.

Gërxhaliu kërkoi që të shikohet mundësia që këto të ardhura të orientohen në zhvillim dhe të mos mbeten vetëm për konsum, por të jenë të kanalizuara në shërbim të zhvillimit dhe rimëkëmbjes ekonomike të Kosovës.

Banka Qendrore e Kosovës, ka treguar se remitancat e pranuara kanë arritur vlerën prej 1.22 miliardë euro, me rritje vjetore prej 6.0 për qind, që përfaqëson 13.7 për qind të BPV-së.

Lexo më shumë nga

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj: Universitetet, vatrat ku formohen qytetarët që do të ndërtojnë të ardhmen

Presidenti Bajram Begaj uron studentët dhe pedagogët për një vit akademik sa më të suksesshëm.