Transferimi i të burgosurve nga Mbretëria e Bashkuar, Manja: Baza e marrëveshjes, parimet e humanizmit

Ministri i Drejtësisë bëri publike disa detaje mbi marrëveshjen për transferimin e të burgosurve


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja bëri sot publike disa detaje të rëndësishme mbi marrëveshjen për transferimin e të burgosurve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

Nëpërmjet një videomesazhi në rrjetet sociale, Manja u shpreh se, “të mërkurën e 19 korrikut qeveria miratoi marrëveshjen zbatuese për zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për transferimin e personave të dënuar”.

“Baza e kësaj marrëveshjeje janë parimet e humanizmit të ri integrimit dhe risocializimit të të dënuarve shqiptarë në shoqërinë shqiptare. Kjo marrëveshje pason marrëveshjen e vitit 2021 që është ratifikuar në Kuvendin e Shqipërisë, po ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Manja.

Manja theksoi se, “së pari, kjo marrëveshje ka si bazë dhënien e pëlqimit të personave të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët dëshirojnë që të vijnë ta vuajnë pjesën e mbetur të dënimit në Shqipëri në IEVP-të tona pranë familjarëve dhe familjeve të tyre”.

“Së dyti, në zinxhirin e institucioneve që përfshihen në këtë proces, sipas kësaj marrëveshjeje, përveç Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe homologëve tanë në Britani, është dhe gjykata shqiptare, e cila do të bëjë njohjen dhe konvertimin e dënimit të dhënë nga gjykatat britanike, për çdo të dënuar sipas legjislacionit shqiptar, për të gjitha efektet e vendimeve të dhëna nga drejtësia britanike. Nuk do të ketë shmangie nga dënimi për asnjë person që transferohet nga Britania në Shqipëri”, u shpreh Manja.

“E treta, dhe që është shumë e rëndësishme, ka të bëjë me faktin se këto të dënuar nuk do të vijnë të gjithë përnjëherësh. Ky proces do të kushtëzohet nga vendimet e konvertimit dhe të njohjes që do të bëjnë gjykatat shqiptare, por edhe nga kapacitetet e lira që ne do të kemi në institucionet tona të vuajtjes së dënimit”, theksoi Manja.

“Po, për efekt të zbatimit të kësaj marrëveshjeje, sa i takon efekteve financiare, pavarësisht se gjykatat shqiptare mund t’i japin këto vendime individuale në kohë të ndryshme, ne kemi rënë dakord me palën britanike që ata do të vijnë në grup. Dhe sapo të vijë grupi i parë, qeveria shqiptare, autoritetet e burgjeve do të marrin pagesat për grupin e parë të dënuarve që do të transferohen dhe më pas Ministria e Drejtësisë do t’i hapë rrugë grupit tjetër. Gjithmonë në varësi të vendimeve që do të japin gjykatat shqiptare”, tha Manja.

Ministri shtoi se, “pjesë e kësaj marrëveshjeje janë të dënuarit shqiptarë, që japin pëlqimin për të ardhur në Shqipëri, por marrëveshja parashikon si rast përjashtimor edhe mos dhënien e pëlqimit. Janë ato raste, kur drejtësia britanike, përveç dënimit me burgim ka shqiptuar edhe si dënim dëbimin nga Britania e Madhe”.

“Në këto raste, sipas kësaj marrëveshjeje, autoritetet britanike mundet që t’i përcjellin autoriteteve shqiptare njohjen dhe konvertimin e dënimit edhe pa pëlqimin e të dënuarve. Dhe kjo është e shprehur edhe në marrëveshjen e 2021-shit, por edhe në marrëveshjen që ne kemi arritur në maj të vitit 2023 dhe që tashmë është dokument zyrtar dhe i aksesueshëm për publikun, pasi është botuar edhe në Fletoren Zyrtare”, përfundoi Manja. /ATSH

❗Disa detaje të rëndësishme mbi marrëveshjen ? për transferimin e të burgosurve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë ????‍????

Posted by Ulsi Manja on Friday, July 21, 2023

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.