Tirana e Yjeve!

Në harkun e 20 ditëve dy këngëtarë të famshëm performuan në kryeqytet: Enrique Iglesias dhe Ricky Martin


Nga Dash Frashëri, TiranaDiplomat.com

Tirana është shndërruar në skenën ndërkombëtare të yjeve botërorë të muzikës!

Pas performancave të jashtëzakonshme gjatë vitit të kaluar nga Rita Ora (6 shtator 2022, në prani të mbi 40 mijë të pranishmëve) dhe Dua Lipa (28 nëntor 2022, në prani të rreth 200 mijë veta), radhën për të performuar në Sheshin “Skënderbej” këtë vit e patën në harkun e 20 ditëve dy këngëtarë të famshëm: Enrique Iglesias (30 qershor) dhe dje, portorikani Ricky Martin (20 korrik).

Kryetari i Bashkise Tirane, Erion Veliaj dhe Rita Ora
Kryetari i Bashkise Tirane, Erion Veliaj dhe Dua Lipa

 

Dy koncerte të mrekullueshme nga Rita dhe Dua që patën një jehonë të madhe ndërkombëtare, me kryeqytetin shqiptar në fokus, për më tepër që qëndrimet e tyre patën dhe aktivitete me karakter social në ndihmë të komunitetit. Dua u pajis edhe me pasaportën shqiptare dhe u bë banore e kryeqytetit.

Koncerti i Rita Ora (6 shtator 2022)
Koncerti i Dua Lipa (28 nentor 2022)

***

Viti 2023 solli dy yje të tjerë, të përmasave botërore dhe shumë të mediatizuar.

Enrique Iglesias është një nga artistët më të mëdhenj spanjollë, që u bë i njohur në mbarë botën në fillin e viteve ’90 dhe më pas karriera e tij ndërkombëtare u zgjerua në mbarë globin.

Ai është një nga këngëtarët spanjollë me albumet më të shitura në botë. Iglesias numëron më shumë se 70 milionë disqe të shitura. Në vitin 2016 Iglesias është cilësuar nga Billboard si mashkulli më i suksesshëm i të gjitha kohërave në club dance style.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Enrique Iglesias është këtu në Tiranë, më vjen mirë që është Java Spanjolle e Kulturës. Vërtet është një kënaqësi e jashtëzakonshme që xhevahiri, ai që është ndoshta produkti më i mirë i Spanjës, i muzikës latine është sot me ne në Tiranë. Jam shumë mirënjohës për kontributin tënd. Për ne është një nder i veçantë sepse promovohet Tirana dhe promovohet Shqipëria”, tha kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke i dorëzuar Celësin e Tiranës këngëtarit Enrique Iglesias.

Kryetari i Bashkise Tirane, Erion Veliaj dhe Enrieque Iglesias

“Shihemi sonte në mbremje, Tirana, Shqipëri”, shkruante në Twitter këngëtari spanjoll.

Iglesias këndoi hitet e tij të njohura për të gjithë fansat e tij në Shqipëri. Qytetarët sidomos të rinjtë shijuan muzikën e tij dhe kënduan hitet së bashku me të si “Bailamos”, “Rhythm Divine”, “Turn the night up”, “Heart Attack”, “Duele el Corazon”, “Subeme la Radio” etj.

Jehona ndërkombëtare ishte e jashtëzakonshme, ashtu si performanca e “cmendur” e Enrique Iglesias.

***

Pas 20 ditësh do të ishte radha e Ricky Martin, shumë i adhuruar në Shqipëri.

“Po!!!! Shumë i lumtur të njoftoj se do të jem në Tiranë, Shqipëri më 20 korrik me koncertin tim Simfonik dhe Orkestrën Kombëtare të Tiranës. Shpresoj që të gjithë të mund të më bashkoheni në koncertin tim të parë në Shqipëri”, shkruante Ricky Martin, më 10 korrik, fiks dhjetë ditë para koncertit në Tiranë.

Yes!!!! So happy to announce Ill be in Tirana, Albania on July 20th with my Symphonic concert and The Tirana National…

Posted by Ricky Martin on Monday, July 10, 2023

Ricky vjen në Shqipëri së bashku me dy fëmijët e tij, dy ditë para koncertit, për ta njohur më mirë “vendin e shqiponjave”.

Gjithandej ka postera të koncertit të Ricky Martin. Edhe unë bëj një foto.

Dash Frasheri, botuesi i Bloger.al dhe TiranaDiplomat.com

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në zyrën e tij këngëtarin me famë botërore, Ricky Martin, të cilit në shenjë mirëseardhjeje i dhuroi “Çelësin e Qytetit”.

“Kemi pasur një stinë latine. Filluam me Enrique Iglesias, Ochoa, Hemingway Jazz Festival dhe Ricky Martin, qershia mbi tortë.  Jam krenar, sepse Ricky është edhe agjent i marketingut të Tiranës dhe i Shqipërisë dhe sot jam vërtet mirënjohës që ke ardhur në Tiranë bashkë me miqtë, për të na dhënë energji pozitive. Në shenjë respekti e mirënjohje, do doja që, në emër të gjithë qytetarëve të Tiranës të të jepja Çelësin e Qytetit të Tiranës”, u shpreh Veliaj.

Kryetari i Bashkise Tirane, Erion Veliaj dhe Ricky Martin

Ndërsa këngëtari i famshëm Ricky Martin falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen dhe tha se do flasë për shqiptarët dhe energjinë e tyre pozitive kudo.

“Surprizë pas surprize. Jam super falenderues për ftesën. Është suprizë e madhe t’ju takoj. U ndjeva si në shtëpi që në momentin që erdha këtu. Do e marr me vete shpirtin e shqiptarëve dhe do të flas për shqiptarët kudo që do shkoj, sepse është fantastike të jesh këtu. Sonte do ta shkëmbejmë këtë energji mes audiencës dhe asaj që ne sjellim nga Porto-Rikoja, që është pasion, dashuri, ndershmëri, transparencë. Do të jetë shumë speciale!”, u shpreh këngëtari Ricky Martin.

Shqipëria duket se i ka lënë mbresa të mira këngëtarit me famë botërore Ricky Martin.

Përveç se ka “ndezur” sheshin “Skënderbej” me muzikë, Ricky Martin nuk ka nguruar të japë një mesazh për të gjithë shqiptarët, që ta duam shumë vendin tonë e të jemi krenar për të.

Këngëtari i njohur Martin deklaroi mbrëmjen e sotme se është mahnitur nga bukuria e Tiranës. Teksa i falenderoi për mikpritjen e ngrohtë, Ricky tha se Tirana është një qytet shumë i bukur

“Dashurinë që kam parë në këtë qytet të bukur si Tirana është e mrekullueshme. Është shumë i mahnitshëm, shumë i ngrohtë(mikëpritje), shumë i bukur. Kjo është hera ime e parë këtu, por nuk do të jetë e fundit. Unë do të kthehem sërish, ju premtoj që do ta bëjë këtë. Dua që të jem në të gjithë Shqipërisë. Ju duhet të jeni shumë krenar për këtë vend kaq të bukur. Unë do të shkoj përreth botës duke folur për Shqipërinë, ju premtoj”, deklaroi Ricky Martin.

 

 

Tirana sot?

Ricky Martin ???

Posted by Edi Rama on Thursday, July 20, 2023

“Tirana sot?
Ricky Martin ???

“Sonte ishte e pabesueshme! Koncert i mrekullueshëm në Tiranë me Ricky dhe Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor”, shkroi pas koncertit Drejtori Artistik i TKOP, italiani Jacopo Sipari Di Pescasseroli.

Tonight was incredible! Amazing concert in Tirana with Ricky and Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor

Posted by Jacopo Sipari Di Pescasseroli on Thursday, July 20, 2023

 

Tirana është shndërruar në skenën ndërkombëtare të yjeve botërorë të muzikës!


Tiranë, më 21 korrik 2023

Dita Ndërkombëtare e Muzeve, Gonxhja: Ngjarje e veçantë në përjetimin e trashëgimisë historike

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve sot të gjitha muzetë janë të hapura dhe falas në orarin 09:00-22:00.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Dita Ndërkombëtare e Muzeve, Gonxhja: Ngjarje e veçantë në përjetimin e trashëgimisë historike

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve sot të gjitha muzetë janë të hapura dhe falas në orarin 09:00-22:00.